Avokatët në Korçë bojkotojnë seancat gjyqësore edhe për një javë

20 Qershor 2022, 10:51Kronika TEMA

Avokatët në Korçë bojkotojnë seancat gjyqësore

Avokatët në Korçë do të vijojnë edhe për një javë bojkotin e seancave gjyqësore.

Lajmi është bërë i ditur nga Kreu i Dhomës së Avokatisë së qarkut, Arben Lana këtë të hënë, i cili shtoi se masat e sigurisë nuk do bojkotohen.

“Vendimi në lidhje me vazhdimin apo jo të grevës pas vendimit të komitetit drejtues i cili ndërpriste grevën 4 ditore do i takonte anëtarësisë së dhomës së Korçës. Sot u bë mbledhje e dhomës së avokatisë dhe në mënyrë unanime pas diskutimeve , të gjithë avokatët vendosen për vazhdimin e bojkotit të gjykatave duke bojkotuar gjithë seancat gjyqësore dhe veprimet hetimore pranë gjykatës së parë Korçë, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë. Për gjithë këtë javë duke nisur nga sot deri te premte, nuk do paraqitemi në asnjë seancë”, u shpreh ai.

13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

Ky ishte përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit.

KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave.

Lini një Përgjigje