Media italiane: Gruaja e Kajmakut me llogari bankare 2 mln $, çfarë u gjet në kamionin e tij në Durrës

19 Qershor 2022, 11:06Kronika TEMA

Media italiane: Gruaja e Kajmakut me llogari bankare 2 mln $, çfarë

Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është në shënjestër të autoriteteve italiane që pasi u arrestua bashkë me nipin me 20 kilogramë kokainë nga karabienrët e San Benedeto del Tronto në një fidanishte në qytezën Grotamare ku kishte shkuar për të blerë bimë që rriten në vazo dhe në to fshehu sasinë e drogës.

Il Resto del Carlino shkruan për ngjarjen e bujshme duke e cilësuar si një histori filmi që në fakt është e vërtetë. Hetimet për ish-kryebashkiakun krahas Italisë, janë shtrirë edhe në Shqipëri. Ditët e fundit në portin e Durrësit është ushtruar kontroll në një prej kamionëve të kompanisë së Kajmakut. Aty janë zbuluar disa vende të fshehta ku dyshohet se futej droga megjithatë, brenda mjetit nuk është konstatuar asnjë sasi droge. Prandaj autoritetet dyshojnë se kjo është skema se si kanë arritur të lëvizen qindra kilogramë drogë.

Il Resto Del Carlino thotë se policia shqiptare ka arritur që të zbulojë një llogari bankare në emrin e gruas së Agim Kajmakut me 2 milionë Dollarë brenda. Nën hetim është origjina e këtyre parave. Hetuesit kanë verifikuar po ashtu, se Kajmaku ka udhëtuar nga Tirana në Ancona me avion 5 ditë para se të sekuestrohej sasia e drogës. Më pasi, ai ka udhëtuar në Monterubbiano së bashku me nipin e tij, duke përdorur një makinë me qira.


Si ranë në pranga Kajmaku dhe nipi i tij?

Ish-kryebashkiaku i Vorës, është arrestuar nga policia italiane më 27 maj të 2022. Ai u kap së bashku me nipin me 20 kg kokainë në biznesmenin e luleve në një fidanishte në qytezën Grotamare. Mediat italiane thonë se ka qenë pronari i fidanishtes që ka lajmëruar policinë pasi ka parë zëvendësimin e bimëve me drogën.  ABC mësoi se Kajmaku ka qenë në përgjim prej dy muajsh nga forcat e antidrogës së San benedetos. Për të ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje të tij, policia italiane kishte montuar kamera në disa akse, banesa dhe lagje ku kryheshin takimet e të dyshuarve.

Në rast se droga do të shitej në treg, do të kapte vlerën e rreth 1 milion eurove.

10 Komente

  1. E
    Emigranti i paligjshem

    Si pak pa lidhje duken keta lajme. Si ka mundesi qe po thuaj se te gjithe politikanet e PS-se na dalin ose trafikantë droge ose vrases ose te zhytur ne korrupsion. Dhe delet vazhdojne te qeta te hanë bar.

    1. t
      tlyni kavajes

      tamam kajmak!!! dhe tlyn :)

      1. Z
        Zeni

        Uroj ti kalbin te dy ne burg!

        1. F
          FCB

          Cne delet asnje koment ketu ? Ra Gimcja mrena dhe ska kush ju pagu sufllaqet ?

          1. P
            Ppsh

            Te denohet per shperdorim detyre

            1. B
              Baca

              Po Bela bukuroshe-qiroshe-kartoroshe-Balluku, ka per te thene ndonje gje si e deleguar e PS ne Vore?

              1. N
                Na mbyten idiotet e Komunistit Sali

                Ne të tilla raste, fanatiket politike dalin me vrap të kopjojne Saliun ose Idioten Monika Kryemadhi per të share Ramen dhe PS, se ka mbledhur të korruptuar dhe është munduar të zgjedhe të korruptuar neper bashki ose ne qeveri. Kjo e bastardon problemin dhe është pikërisht ajo qe do Rama. Ish-Skypioni qe tani quhet Bardhyli nga Kosova, me gjithë kopene e idiotëve Salisto-Metistë, dalin me vrap dhe bien ne kurthine Ramës. Populli është lodhur nga politika idiote, dhe keto sharje banale nuk bejne me pershtypje. Nuk ngre shumë interes perveç habisë, ky rasti i Kajmakut. Njeriu i thjeshte qe voton nuk ka interes fare. Ndersa debati idiot Salisto-Metist e zhvendos komplet vemendjen tëk politika. Ne fakt ketu duhen lexuar disa detaje. Kajmaku u kap nga policia italjane, jo shqipetare. Pra policia jone nuk kap as lepurin, dhe jo me ujkun. Qe llogaria bankare e gruas se Kajmakut të kete 2 miljone dollare, si duhet të kete bere namin. Por ky paska qenë nam pa nishan, pa zhurmë fare. Jo, se policia jone do kishte bere diçka apo jo? Pastaj, a thua ky Kajmaku është i vetmi? Jo mor jo? Tek pullë? Natyrisht qe jo. Madje 2 miljone dollare jane vetem ato we do policia italjane. Pra Mafia shqipetare ka bere miljona e miljona "mu ne hunde të policeve dhe oficereve syleshe", si tha Ndreke Luca tek filmi Ne Fillim të Veres. Pra ekonomia e droges lulezon, dhe ju thoni qe policia dhe politika nuk ka asnje pjesë tek keto miljona dollare të droges? Seriozisht? Dhe ju thoni qe vetem Rama na qenka i keq, ndersa gjithë të tjerët qenkan të ndershem? Po të ishte opozita e ndershme, do ta kishte marre pushtetin tre here deri tani. Por Shqiperia është nga vender e rralla ku edhe Qeveria edhe Opozita e kane tepsine bashke. Pastaj ja larot dhe lypsat qe vijne verdalle tavolines se tepsise per kocka, ndersa populli është larg kesaj tavoline, sepse e kane rrethuar larot, balot, dhe lypsat e ndyre qe vijne verdalle politikes per kafshata ose kocka nga tepsia. Populli vetem e mbush tepsine, dhe ha vetem çfare i mbetet ne shtepi. Por fanatiket vazhdojne ta bastardojne debatin dhe t'i lodhin njerezit, duke mbajtur ne kembe politikanet me të ndyre qe ka patur Shqiperia me historine e saj. Ne kete aspekt, qeverive të Enver Hoxhes këta u vijne anes. Prandaj me vijne zorret tek goja kur këta ndyresira dalin me televizion dhe permendin Lenka Çukon, Themije Thomain, Pali Miskën, dhe madje kane goje të flasin edhe per Sulejman Bushatin, qe ishte demokrat brenda Partise Komuniste. Kur Çlirim Rustem Gjata, apo Edi Thervil Paloka, apo Mul Idiot Noka permendin Lenka Çukon apo Pali Miskën, nuk e kuptojne qe u bejne nder atyre, sepse populli e di që as tek themra nuk u vijne.

                1. B
                  Berati

                  Kete te ziun qe e mbyten idiotet e Saliut,per 50 vjet ja pati fajin Zogu. Po per ça te flasim o i mençur? Kur nuk kemi nje qeveri por nje bande kriminale me ne krye nje kryebandit qe vete firmos e vete vulos? Te flasim per poltikat ekonomike kur ato i bejne nje grup lekaresh qe tanime as çmimin e naftes sia lene me tregut por e vendosin vete ndersa kryebanditi na qeras me formula uno? Te flasim per pushtetin lokal apo administraten fiktive qe jane aty thjesht si figurante dhe e vetmja detyre qe kryejne eshte duartrokitja dhe votimi si dele? Ik e ha naj sufllaqe he tu befsha.

                2. S
                  Salih

                  Jooo, nuk ka asnje lidhje ky fakt, as me ps as me balluken as me ramen...eshte ndermarje personale e ketij tipit qe do beheshe k.bashkie....keshtu thote kryeministri...

                  1. U
                    Uau

                    Nuk ka lidhje me ps ky. Eshte i infiltruar i saliut. Por Rama e qëroi nga Ps. Te gjithe trafikantet e saliut keshtu do e pesojne

                    Lini një Përgjigje