Sherri për dashurinë i mori jetën, flasin fqinjët e Martin Çeços: Ishte tip i mbyllur, mezi nxirrte bukën e gojës

18 Qershor 2022, 17:42Kronika TEMA

Sherri për dashurinë i mori jetën, flasin fqinjët e Martin

Vrasja e Martin Çeços në Maliq ka tronditur familjarët dhe fqinjët e 26-vjeçarit, të cilët e përshkruajnë si një njeri të qetë. Një prej fqinjëve, Ditke Dokolli ka treguar se i riu dhe i ati punonin së bashku dhe nuk kishin konflikte me persona të tjerë.

“Jetonin me djersë dhe mezi nxirrnin bukën nga toka dhe shitja e druve. Martini ishte tip i mbyllur dhe nuk i binte në qafë njeriu, jemi të tronditur nga kjo që ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, motra e 26-vjeçarit ka treguar se i vëllai e ka telefonuar tri ditë pasi të zhdukej dhe familjarët të kërkonin ndihmën e policisë për ta gjetur.

Ajo ka thënë se Martini kishte qarë teksa flisnin, duke i thënë se disa persona po e kërcënonin.

Motra e të riut ka pranuar se ajo dhe babai kishin dijeni për lidhjen e tij me një vajzë, edhe pse nuk e njihnin.

Ishim në dijeni të lidhjes me një vajzë, por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar që e kërcenonin disa përsona, por arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte”, ka thënë ajo.

Autorët e vrasjes së Martin Çeços ishin Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj.

Pasi e vranë të riun ata tentuan të inskenojnë një skenë vetëvrasjeje, duke i lënë shapkat e tij jashtë rezervuarit ku hodhën trupin.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur për shkak të raportit të 26-vjeçarit me një vajzë, me të cilën ai komunikonte vazhdimisht.

Njohjen e kanë mësuar autorët, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë. Bisedë të cilën 26-vjeçari nuk e ka ndërprerë.

3 Komente

  1. P
    Poshte mentaliteti Turke otomane

    Pse Shqiprija nxjerre veq terrorista dhe gjallesa anti njerzore poshte mentaliteti Talibabe Turk otomane vdekje ketyre 3 terroristeve

    1. R
      Raimond vlonjati

      Gjynaf djali more iku kot fare. ! Qelbesirat nuk e lane te shijonte jeten e tij Denojini ata qelbesira me burgim te perjeteshem . qe te mos dalin me nga burgu , se kane vrare nje te pafajeshem. ..Duhet te ngrihet ndonje grup i fshehte qe te vendosi Drejtesine ne keto raste, dhe te shkonte ti ekzekutonte keta lloj njerezish te piste

    2. G
      Gjin

      O zot, as ne afganistan s‘bien tre vet dakord per te vrare nje njeri te pafajshem. Jemi shume, shume keq.

      Lini një Përgjigje