Trafik i rënduar në daljen e qyteteve bregdetare, policia: Përdorni rrugët alternative

19 Qershor 2022, 19:16Kronika TEMA

Trafik i rënduar në daljen e qyteteve bregdetare, policia:

Edhe kjo e diel ka sjellë trafik të rënduar në akset që lidhen me qytetet bregdetare.

Aksi nga Radhima në Vlorë pati gjithashtu radhë të gjata automjetesh që ktheheshin nga plazhet në orët e pasdites.

Ndërsa këto pamje janë nga qyteti i Durrësit. Pushuesit që lënë bregdetin janë të detyruar të durojnë në trafik për shkak të fluksit të automjeteve.

Edhe në Lezhë kjo e diel ka sjellë sërish trafik të rënduar.

Për shkak të fluksit të automjeteve dhe për të shmangur trafikun, Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugë alternative për hyrje daljet nga zonat bregdetare.

Edhe javën e kaluar fundjava solli trafik të rënduar automjetesh në hyrje dalje të qyteteve bregdetare. Pushuesit ishin të detyruar të qëndronin me orë të tëra në trafik për shkak të fluksit të automjeteve.

2 Komente

  1. H
    Hasoni

    Rrugë alternative ne Lezhë ??? Nga shengjini vetem malit del se nje rruge ka mesa di une

    1. H
      Hey

      Gjeni nga i bie lopa, dhe andej. Me bukur se ne Zvicer.

      Lini një Përgjigje