Dorëhiqet nga detyra në ministrinë e Jashtme motra e Nuredin Dumanit: Jam në rrezik për jetën, po baltosem padrejtësisht

20 Qershor 2022, 15:42Kronika TEMA

Dorëhiqet nga detyra në ministrinë e Jashtme motra e Nuredin

Motra e Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë e cila ishte punësuar në ministrinë e Jashtme ka dhënë dorëheqjen. Në dorëheqjen e saj ajo sqaron se po i rrezikohet jeta me ekspozimin e vendit te saj te punes apo dhe fotove.

Në një njoftim për mediat, MEPJ sqaroi se shtetasja me iniciale Xh.D. ishte përzgjedhur fillimisht për të kryer praktikën 3-mujore në ministri.

“Emri i znj. Xh.D ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Pas marrjes së listës, ngrihet një komision që bën përzgjedhjen e studentëve, bazuar në metodologjinë e përcaktuar në VKM përkatëse dhe më tej, bazuar tek buxheti dhe kërkesat e drejtorive përkatëse të MEPJ, përzgjidhen një numer i caktuar studentësh, për të cilët lidhen kontratat e punës me afat të caktuar 1 vjeçar. Emrat e praktikantëve sugjerohen nga drejtoritë përkatëse ku ata kanë kryer praktikat e punës. Pra, znj. Xh.D ka hyrë në MEPJ si pjesë e një programi, ku përzgjedhja bazohet vetëm në rezultatet e studentëve dhe që synon krijimin e hapësirave për studentët më të mirë në administratën publike

Znj. Xh.D e ka kryer praktikën në gusht 2021 dhe në perfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performancës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktuar 1 vjecar deri ne 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve. Znj. Xh.D nuk ka qenë për asnjë moment e punësuar në Kabinetin e MEPJ. Për punësimin e znj. Xh.D është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penalitetit nga autoritetet përkatëse e cila ka rezultuar e pastër. Në përputhje me ligjin, ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikatë është, pas dëshmisë së penalitetit, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ” – thuhej në sqarimin e ministrisë.

 

10 Komente

  1. K
    Kët gjë duhet ta kuptoshe

    Edhe une dje kame bër koment kunder fenomenit të punsuarit në shtet me lek korrupsjoni dhe që Jane të lidhure me krimin dhe mafjen. Por une mori vajze të uroje gjith të mirat Ty në jeten tend personale. Por Mose kujto që pupliku dhe njerzit e thjesh që nuke jane hajdut dhe vrases siqe jane Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta me shoke e Ka të let ta pranone familjen tende se pse vellai i juaje Ka vrare njerze që punoni për buken e gojes Taksaxhi dhe Ka vrare një nëne plake që qante dhe ankohej per djalin e vrare. Dhe i Ka vrare per ti bër nder dikujt. Jo të gjith njerzit në Shqiprie Jane Talibane, Turqe dhe si Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta pa shpirte dhe hajduta kët duhet ta kuptoshe

    1. F
      Fat man

      Lerini justifikimet me doreheqje te detyruar, por kush mban pergjegjesi direkte per emerimin ne pune ne zyrat e NATO-s se motres se kriminelit Dumani dhe sa milona para ka marre ?

      1. P
        Populli

        Rroskopet e Rilindjes jane ne siklet, se ai Dumani ka nisur e po flet / Po flet edhe lidhjet politike tregon, me infarkt po i ben keta "Rilindasit" ton / Ministra e deputete ka thene se njeh me se miri, Rilindjoteve qyrrace po u iken fiqiri / Dumani ka ne dore shume emra sekret, po tregoi gjithcka ja leroi nenen ketij Pusht-shtet!

        1. A
          Arditi

          Çe pyet. Te gjithe po dridhen nga ky don kishoti qe do vriste te gjithe pastaj u kap si dordolec

        2. B
          Babalja

          Ne delegacionin tone ne UNESCO ne Prill eshte punesuar nje ish punonjese seksi ne Belgjike me inicialet O.M qe ka shume mundesi te kete qene nen influencen e nje deputeti te mazhorances ne Elbasan.

          1. A
            ABC

            Po të paktën ja u paska ngritur atyre te UNESCO-s se s'kemi ç'farë tjetër të themi.

          2. A
            ABC

            Nuk është i njëjti krahasim kjo që do them por kur ish kryeministri i Britanisë së Madhe u pyet për 3 milionë stërlinat e pa deklaruara të babait të tij ai u përgjigj: shkoni e pyesni babain sepse ai i ka fshehur dhe unë nuk kamë punë me paratë e babait tim. Dhe kishte të drejtë. Kështu edhe me këtë vajzë, i vëllai i sajë ka vrarë dhe ka masakruar dhe jo kjo. Jeta e sajë nuk duhet të pushojë së ekzistuari sepse vëllai i sajë është kriminelë dhe në rastin konkret jeta e sajë po rrezikohet. Ai taksixhiu i shkretë që e u vra nga këta kriminelë u vra vetëm e vetëm sepse i vëllai i tij ishte kriminelë dhe vetë ai si person nuk kishte bërë asgjë. Kështu edhe me këtë vajzë jeta e saj po rrezikohet dhe gjykohet vetëm e vetëm sepse i vëllai i sajë është kriminelë.

            1. B
              Balo

              Parimisht po! Madje edhe konkretisht po! Ama po të ishte rast i izoluar ,jo baltë siç e ka bërë Rama! Se pastaj digjet siç thotë populli " i njomi me të thatin".... Ju që jetoni Jashtë,ju duam shumë...po sikur jeni pak larg sikletit tonë të përditshëm për të gjykuar! Me klishe Perëndimore, përzjerë me urrejtjen për "komunistët - demokratë" të Saliut,shtuar kësaj edhe propagandën e filmave të Komunizmit ,nuk e gjykon dot këtë Far West ,që po jetojmë sot,ku fluturon koka e njeriut si kanoçe përditë... Prandaj me gjithë respektin ," sipas vendit, kuvendi" mos na merr shëmbull Anglinë këtu!

              1. A
                ABC

                O Balo..... Kjo vajza punon si një puntore e thjeshtë në administratë. Nuk është as drejtoreshë as nën drejtoreshë as sekretare dhe as nuk ka ndonjë post që cënon sigurinë kombëtare apo mer ndonjë shkresë sekrete dhe ja shet ndonjë krimineli. Gjë që për mua personalisht përkthehet se atë post e ka marrë me meritë. Mir që vure re se çfarë shkruajta për ish kryeministrin e Britanisë por atë pjesën tjetër të komentit tim e tejkalove, atë pjesën ku thesha se vellai i saj dhe shokët e tijë kriminelë vranë një person të pafajshëm si puna e të ndjerit taksixhi, kot pa lidhje sepse i vëllai i taksixhiut ishte një kriminelë rival. E njëjta gjë po ndodh edhe me këtë vajzën. Tani sipas asaj që thua ti "sipas vendit dhe kuvendi" i bie që edhe kjo duhet vrarë të paktën moralisht sepse kështu e do vëndi. Sa për baltën e Ramës në Shqipëri duhet të jesh shumë naivë ose jashtëtokësor që të besosh se para Ramës Shqiperia ishte lule. Dhe sa për dijeni jetoj me shume në Shqipëri se sa jashtë saj dhe jam në moshë që filmat më partizanë i kam vetëm me të dëgjuar.

            2. e
              e mor pluripartizem,ky qenka,sa i keq

              NJE GJE ESHTE E SIGURTE,ASHTU DIKUNDER ADMKNISTRATORET I FIRMAVE TE NDERTIMIT LANE TRAFIKUN E PALIGJESHEM DHE ZYRTARIZUSN VEHTFN ADMNISTRATORE ASHTU DHE ADMINISTRATORET PUBLIK VODHEN MIRE E MIRE DHE PO ME KETO ZALLAMAHI FINANCIARE VAZHDOJNE KARIEREN LART E ME LART.NE RASTIN KONKRET ME ANE TE FINANCIMEVE TE PALIGJESHEM KJO E FILLOJE JO NGA POSHTE /LART POR DITEKT NE FRON.VALLE ME ZOTESI TE KETE QENE EDHE KJO?

              Lini një Përgjigje