Prokuroria dërgon për gjykim 4 biznesmenët që fshehën 260 milionë lekë

21 Qershor 2022, 11:27Kronika TEMA

Prokuroria dërgon për gjykim 4 biznesmenët që fshehën

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim administratorin dhe 3 ish-aksionerët e një shoqërie private, pasi akuzohen për fshehjen e të ardhurave.

Nga hetimet, Prokuroria ka zbuluar se objekt i hetimit ishte kalimi i kuotave të kapitaleve të kësaj shoqërie për një shumë totale prej mbi 260 milionë lekë të reja duke mos i deklaruar dhe shmangur detyrimet ndaj organeve tatimore.

Për gjykim do të dërgohen shtetasit A. K., Rr. D., A. H. dhe R. L.

“Nga veprimet  hetimore  paraprake të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka rezultuar e provuar që subjekti “Neku’’ Sh.p.k. me Nipt L01405006G, me administrator shtetasin A. K., si dhe ish aksionerët e kësaj shoqërie shtetasit:  Rr. D., A. H. dhe R. L., me aktivitet “Tregëtia me shumicë e mineraleve metalike dhe e metaleve”, me adresë ushtrimi  të aktiviteti Rruga Pazari, Terminali Bulqizë, kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Fshehjes së të Ardhurave” të parashikuar nga neni 180 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Lini një Përgjigje