Sekuestrohen 2 mln euro pasuri, dyshohet se ishin siguruar nga krimi

22 Qershor 2022, 17:17Kronika TEMA

Sekuestrohen 2 mln euro pasuri, dyshohet se ishin siguruar nga krimi

Sekuestrohen 2 mln euro pasuri, në pronësi të 39-vjeçarit me inciale R.P, të cilat dyshohet se janë siguruar nga veprimtari kriminale.

Pasuritë e sekuestruara:

Një pasuri e paluajtshme (arë), në Valare, Gjirokastër;

5 apartamente në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”.

3 garazhe në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”.

1 apartament në Yzberisht dhe 3 automjete.

39-vjeçari është arrestuar në vitin 2018, nga autoritetet policore angleze, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2007, është dënuar me 7 vjet burgim nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, për të njëjtën vepër penale.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

1 Komente

  1. k
    k

    Pas çdo pasurie lluksoze në shqipëri,fshihet një trafikant droge apo riciklim i parave të pista.

    Lini një Përgjigje