Zbardhet skema: Si arriti vëllai i Kryemadhit të marrë 360 mln lekë te koncesionari i kolaudimit të makinave

24 Qershor 2022, 17:50Kronika TEMA

Zbardhet skema: Si arriti vëllai i Kryemadhit të marrë 360 mln

Një dosje e re me fakte për SPAK për abuzimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me pushtetin, vëllai i Monikës inxhinieri Drini Kryemadhi me pagë tek SGS më të lartë se sa CEO i kompanisë dhe disa fish më të lartë se sa inxhinierët e tjerë. Dyshime të forta se gjatë 7 viteve shkoi vetëm disa herë në punë. Ishte në të njëjtën kohë biznesmen ndërtimi dhe peshkim.

Disa dokumente publikohen për herë të parë dhe ngrenë dyshime të forta për një tjetër skemë korrupsioni dhe përfitimi të paligjshëm nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, këtë herë në raport me kompaninë koncesionare SGS të kolaudimit të automjeteve.

Në skenë shfaqet Drini Kryemadhi, vëllai i Monika Kryemadhit, respektivisht kunati i Ilir Metës, për të cilin SPAK mësohet se ka regjistruar së fundmi të paktën dy procedime penale për aferat me lobimet në SHBA me para të padeklaruara.

Bazuar në raportin individual tatimor, Drini Kryemadhi ka marrë 36 milionë lekë ose rreth 360 mijë USD nga kompania e kolaudimit SGS, në formë pagash, gjatë periudhës 2013-2020.

Në pamje të parë duket sikur kemi të bëjmë me një raport të zakonshëm mes një subjekti privat që përfiton para publike dhe një inxhinieri, i cili paguhet nga kjo kompani. 

Por, faktet që do të rendisim më poshtë flasin për një konflikt interesash, duke ngritur dyshime të forta për një aferë korruptive, e ngjashme me precedentin ‘Bllako’, ku ish deputeti Alqi Bllako është sot në burg, pasi akuzohet se ka përfituar përmes babait rreth 140 mijë USD paga nga kompania koncensinare e inceneratorit të Fierit.

Vëllai Kryemadhit punësohet pas futjes së Metës në qeveri

Koncesioni 10-vjeçar i shërbimit monopol të kolaudimit të automjeteve, i konsideruar nga konsideruar si korruptiv nga opozita e atëhershme, është finalizuar nga qeveria e Sali Berishës gjatë periudhës shkurt 2018 deri në janar 2009.

Në shtator të vitit 2009, Sali Berisha dhe Ilir Meta finalizojnë marrëveshjen politike, duke formuar një qeveri të përbashkët. Dy muaj më pas, pjesë e përfitimit të ndarjes së interesave të pushtetit, do të ishte edhe kunati i Ilir Metës, Drini Kryemadhi.

Në 21 nëntor të vitit 2013, Drini Kryemadhi fillon punë si një inxhinier i thjeshtë mekanik pranë SGS-së, por me një pagë marramendëse. 

Zëvendësministër i Transporteve u emërua me propozim të Ilir Metës, Edmond Haxhinasto, i cili më vonë do të bëhej edhe ministër, ku nuk e çoi kurrë për kontroll  Njësinë e Zbatimit të Projektit të Koncesionit nga kompania SGS, e cila nisi një histori abuzimesh.

Drini Kryemadhi pagë më të lartë se CEO i SGS! 

Drini Kryemadhi punësohet si inxhinier i thjeshtë pranë kompanisë së kolaudimit, por me një pagë disa herë më të lartë se sa inxhinierët e tjerë, madje në një periudhë kohe, më të lartë edhe se sa vetë CEO i SGS-së, një rast ky ndoshta unik në Ballkan.

Konkretisht, paga e vëllait të Monika Kryemadhit rezulton 385,000 lekë/muaj ose rreth 4 mijë USD në muaj, ndërsa CEO i kësaj kompanie, Alexandros Michail rezulton me pagë 351,467 lekë. Në dhjetor të vitit 2013, paga e ‘inxhinierit të famshëm’ është më e lartë se sa e CEO-s së kompanisë koncesionare.

Pra, vëllai i Monikës, të cilin pakkush e ka parë tek SGS-ja, është më i rëndësishëm se CEO i kompanisë.

U mbetet hetimeve për të zbuluar se çfarë procesi pune konkrete ka bërë Drini Kryemadhi, por paga e tij është gati 4 herë më e lartë se sa inxhinierëve të tjerë tek SGS, duke shtuar dyshimet për një skemë përfitimi, duke shpërdoruar pushtetin. 

Meta merr nën kontrollon koncesionin ku paguhet kunati

Në shtator të vitit 2013, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të merrnin plotësisht nën kontroll Ministrinë e Transporteve dhe drejtorinë e targave dhe patentave, përmes dy të besuarve të tyre, Edmond Haxhinasto si ministër dhe Ylli Spahiu si drejtor, ky i fundit me dosje në SPAK.

Kjo degë e qeverisjes ishte përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të koncesionit të konsideruar si skandaloz. Teksa vëllai i Monika Kryemadhit vijoi të merrte nga SGS një pagë më të lartë se sa kreu i shtetit shqiptar, kompania nuk u trazua nga ministria e kontrolluar nga Meta dhe Monika, edhe pse shkeli detyrimet që buronin nga kontrata, sidomos me investimet.

Ka shkuar vetëm disa herë në punë gjatë 7 viteve?

Burime për Report Tv thanë se Drini Kryemadhi, edhe pse ishte ndër personat më të paguar tek SGS, është paraqitur në punë vetëm disa herë gjatë 7 viteve. Këto burime nuk janë prova, por organi i akuzës mund të konfirmojë lehtësisht nëse Drini Kryemadhi ka bërë ndonjë punë tek SGS apo rreth 80 paga për të, janë një lloji takse që SGS ka paguar për shkak të rolit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në qeveri. Verifikimi i të dhënave në sistemit TIMS dhe rrëfimi i inxhinierëve të tjerë, do të konfirmonte se sa herë është paraqitur Kryemadhi në SGS gjatë 7 viteve që është paguar.

Vëllai i Monikës biznesmen ndërtimi. A kishte kohë të punonte si inxhinier te SGS?

Disa muaj pasi u ‘punësua’ tek koncesioni i kolaudimit të makinave me pagë rreth 4 mijë USD në muaj, vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, në maj të vitit 2014, blen 45 % të aksioneve në kompaninë e ndërtimit Tirana DKK, me vlerë 18.540.000 lekë ose rreth 180 mijë USD. Nuk dihet rreth burimit të parave, por vëllai i Monika Kryemadhit shndërrohet në një biznesmen ndërtimi, i cili çuditërisht vijon të punojë si inxhinier në një kompani private.

Drini Kryemadhi biznesmen peshkimi

Para se të bëhej një biznesmen ndërtimi, Drini Kryemadhi ka qenë ndërkohë një biznesmen peshkimi. Në janar të vitit 2006 ka themeluar kompaninë ‘Event’, me kapitel 100 mijë lekë si dhe me objekt tregtim të artikujve të ndryshëm dhe peshkim selektiv. Shtatë vite më pas befas punësohet si inxhinier tek koncesionari i kolaudimit të makinave, duke kaluar nga peshkimi, makinat tek ndërtimi. 

Monika Kryemadhi: Vëllai im është inxhinier i vërtetë

Në prill të vitit të kaluar, Monika Kryemadhi, deklaroi kur u publikuan të dhënë për pagën e Drini Kryemadhit gjatë një viti tek SGS. Në atë kohë, Kryemadhi tha se vëllai i saj ishte një inxhinier i vërtetë.“Drini Kryemadhi është inxhinier mekanik, i vërtetë, jo si injorantët që ke punësuar në administratë, si fuksa sigurimi. Drini Kryemadhi ka qenë një ndër inxhinierët, që ka bërë hartimin e Kodit të parë Rrugor për Republikën e Shqipërisë, në vitin 1998. Sot e 20 vjet më vonë, Shqipëria punon me të njëjtin Kod Rrugor të atyre ekspertëve të nderuar. Në punën që ti i përmend, ai është punësuar nga kompania Zviceriane, që ti e përzure për t’ja bërë gati një oligarku. Pagat e inxhinierëve janë të larta, pra ai ka marrë 303.709 lekë ose 2450 euro në muaj. Por, ti se logjikon dot vlerësimin e të aftit, sepse profesionistët e Shqipërisë i degdise rrugëve të Gjermanisë dhe të botës, e në vend të inxhinierëve mekanik ti merr inxhinier sufllaqesh. Më vjen mirë për Drinin. Si inxhinier që është, është shumë racional. Do fitoka dhe një shpërblim tjetër prej shpifjeve të tua dhe të Gonxhes. Komento pagën 10 milionë lekë në muaj të pensionistit, babit të Alqit, që merr te inceneratori. E di vetë ti”, shkruante Monika.

Report TV

33 Komente

  1. a
    altin

    me siguri eshte genjeshter se ai jeton me "djersen" e ballit ,po ju e keni nga inati ...lot lot

    1. b
      ben.

      2500 euro ne muaj, eshte page maramendese per 1 inxhinier mekanik, te afte?????? Une e di qe delenxhinjte mbeshtetes te rilindjes, jane ose cobane, ose trafikante dhe nuk ja kane idene sa paguhen arkitektet ,inxhinieret, ekonomistet qe punojne per kompani te huaja ne Shqiperi. E keni kollaj psh nxirni listepagesat e TAP dhe gjykoni per rrogat e shqiptareve ne kompani te huaja. Nuk ka paga nen 2000 euro/muaj. Maramendese eshte rroga e batonit 15,000 euro ne muaj ne 1 spital privat. Mos u beni qesharake.

      1. k
        kthhh

        Prit sa te dale avokati mbrojtes i Metes dhe i Berishes Arben Kraja i SPAK qe ta zyrtarizoje qe kjo eshte genjeshter.

        1. V
          Vranakonti

          Nuk e gjen gje se mbron halla Monika me xhaxhi Ilirin.

          1. B
            Bureto

            Vranakont! Drini Kryemadhi Moniken e ka moter, jo halle.

          2. K
            K

            Edhe ju qelbësira doni të hyni në Evropë kur nuk dini asgjë tjetër veçse të vidhni, korruptoni, dhe gjithë pislliqet që ekzistojne.

            1. B
              Bureto

              Ilir Meta sapo u be kryeminister per here te pare ne vitin 2000, aktin e pare qe ndermpori ishte emerimi i Drini Kryemadhin ne moshen 25 vjecare (sapo kishte mbaruar shkollen) drejtor te pergjithshem te Sherbimeve te Transportit Rrugor, DPSHTRR, ose ndryshe ndermarrja qe prodhon para. Aty filloi te mbushej se pari thesi i Ilirit dhe Monikes. rrenjet e korrupsionit tne ate dikaster kane filluar me Drini Kryemadhin nen dirigjimin e se motres.

            2. 1
              19

              Familja me e uryer ne glob jane kta pisa derra te ndyre .

              1. P
                Psikollogu

                Ja pikerisht kete synon propaganda ! Ja shembulli ideal i viktimes propagandistike !! Rasti yt eshte super i kerkuar per studime sesi mundet te manipulohet mendja e tufes !

                1. K
                  Kokpalari

                  Neqoftese nuk je Ilir Meta apo Moniku Kryemadhi (emeri Monika nuk pershtatet me fytyren e nje femre) atehere dhe ti ke ngrene nje corbe lug te prishur or Tunxh.

                  1. S
                    Sita

                    Foli dhe kunati i Likes

                2. A
                  Aaaaa

                  Si gjithmon Drejtsia do ta mbyll si edhe rastet e tjera. Dhe politikanet e koruptuar Meta dhe qelbesira Kryemuti do te dalin me te fort.

                  1. P
                    Populli

                    Qe ata jane kokrra e hajduteve kjo dihet. PO QE JU TE TEMES E NXORRET PER TI BERE PRESION SEPSE AJO KERCENOI QE DO NXJERRE DOKUMENTAT PER 170 MLN EUROVJEDHJE TE INCENERATOREVE EDHE KJO DIHET PAGUHENI NGA MAFIA E PLEHRAVE JU TEMA DHE SHUME TE TJERE. PER MUA HAJDUTJA MONIKA BEN SHUME MIRE QE DENNONCON HAJDUTET E QEVERISE. KOKAT HENGSHIN.

                    1. K
                      Kapi

                      Nga dihet ajo qe zotrote e pohon kaq kollaj more aman , apo nga shkrimet e gazetareve te temes ?

                      1. K
                        K

                        Pse nuk nxjer Monika videon e te shoqit me dritan priftin me bllok me sore

                      2. D
                        Dardan

                        Aman o vellezer e motra qe keni mbetur ne Albanistan, kur do t'i shohim ciftet e kryehajduterise dhe te kryekriminalitetit "Meta" dhe "Berisha" ne burgun e Recit???!!!

                        1. A
                          Ardit Fierza dljali qe pallon Muniken me leke

                          Nje fytyre e babezise dhe hajdutes ordinere qe ska derman as nga miliona operacione plastike e botox. Si kjo baxhella si halabaku katunar Agush Reçep Metaj. Akoma ska dale nje monster çift si keta.

                          1. P
                            Presidenti nga skrapari qe te pret doren

                            Ku ben monika me ilir cfurkun nga keto gjera. Ajo edhe bukurine e ka nga e jema.

                            1. J
                              Jorgo

                              ky vllai i kurves ka qene e eshte nje RrK, dikur drejtor i Pergjithshem i DPSHTR qe s'la tender nga patentat deri te 2 mij lekshat e kolaudatoreve pa marre pjesen e vet dhe te kunatit

                              1. H
                                Ha ha

                                Po si more arriti vellai i mones te marri leke mu nen hunden e kryeministrit dhe ministrave SYLESHE ?!

                                1. A
                                  ASD

                                  Ore po si dilet me mbajt me pare kta. Te kthehemi te mbreteria. Paguajme mbretin, mbreti paguan te tjeret. Mbreti snderrohet. Keta mushin gjepat ikin vine te tjere me gjepa bosh. Duhet rregull them une. Une them paguajme mbretin. Eshte bere rryshfeti shume i crregullt them une. Duhet nje rregullator per rryshfetin nje bord transparence i rryshfetit mendoj.

                                  1. K
                                    Kurvadhi,fis i shqyer

                                    Ky drini eshte vellait i Monalike Kurvemadhit?Atehere Ka Marre pjesen qe i takon nga ciflikun i kurvemedhejve

                                    1. L
                                      Llogaritari Offshore

                                      Mire eshte te dalë edhe pasuria e Blendi Gonxhes. Dhe " djersa" me të cilën e ka vënë. Po kështu edhe kampioni tjetër Benet Beci. Natyrisht këtij Drinit le t'ja bëjnë një "krefje". Po disa kampionë duhen të testohen. Dhe 2 BB-të më sipër janë spektakël për një 3-mujor. Dhe harrohet BE dhe iceneratorët.

                                      1. M
                                        Mona (Liza) Gjiza

                                        Mos ka qenë këshilltar ky kokëmadhi atje vallë ?? Që paska qenë dukur rrallë e për mall, si puna e "Robert Çamçakëzit" në kantier ?? T'a mësojnë Shqiptarët se në çdo faturë që paguajnë përkolaudim , kanë paguar dhe gjobën e Likes si rrogë për kokëmëdhenjtë. Kjo për fat të keq ndodh me çdo konçension....

                                        1. K
                                          Kkk

                                          Pse nuk nxjer videon e te shoqit me dritan priftin ku me bllok me sore bente pazaret

                                          1. D
                                            Drejtesi nuk ka prej 30-vjetesh eshte pjes e Krimi

                                            Drejtesia eshte Nickname i Krimit te Organizuar ne Shqiperi per 30 -vjet i cili bashkpunon ngushte me Banden e Krimineleve te Lalzit dhe te gjithe kane Pasuri marramendese , sepse te gjithe e dijne tashme - kan rjepur popullin shqiptare per 30-vjet me radhe ! - Mos ju duket valle rastesi ,qe Dosjet zhduken nga Raftet e "Drejtesise" e Prokurorise Llalles 2 - dhe se asnji nga Krimet e bujeshme si Gjytari Konomi -(Pronari i Tokave ne Lalz qe ja kan rrembyer hapur dhe kan ndertuar Vilat barisha meta - kraja etj pjestare te Krimit te Opganizuar) - apo Bankieri Shanto , Deputeti PS ne Rroskovec , vrasjet ne Gredc - vrasjet e 21 janarit -- e gjitha pra tregon qarte se Shteti Shqiptare eshte i kapur ,i marr Peng nga Krimi i Organizuar qe eshte Bamda e Lalzit me Banden e "Drejtesie" dhe Spak - qe te gjithe jane Miljonere qe s'do arrinin kurr ,edhe sekur te ushtronin te njejtin Profesion edhe diku ne vendet e zhvilluara ! - Pra s'ka asgje per diskutuar por vepruar . Ose Shteti ti arrestpje ose populli ti qi robt eleminoje te gjithe te behet kasahapane me Bandat e Putanave qe i shiten ktij populli per Prokurore -per Politikan e c'i permban . - Ose ose - vdisni nga ca funderina qe kan vleren e krimbave te halese e ju shkerdhyen jeten

                                            1. D
                                              Demotakercita

                                              Bemat e pervetesimit te parave e objekteve publike,nga politikane e te aferm te tyre ,nuk perbejne me lajm.ato jane aq te shpeshta sa e kunderta do te dukej cudi.Deklarimet flak per flak tregojne qejfmbetjet midis tyre dhe jo denancimet per te vene ne vend gjerat.U "zune"Luli me Berishen dhe nuk lane gje pa thene per njeri tjetrin per bemat e tyre.Prishja e pazareve te Metes me Berishen e cfar s'kemi degjuar.Sinonim i tyre ,deklaratat e te penduarit Dumani pas atentatit qe ju be nga ata qe donin ta hiqnin nga skena.Problemi duhet te merret per tu analizuar nga institucionet ligjezbatuese e jo te anashkalohen,e te jene thjesht "lajme"per mbushje mediatike,per te coroditur njerezit.

                                              1. X
                                                Xhela

                                                Kurrë nuk u bë inxhinier drini kryemadhi, këtë e dinë ata që mbaruan fak/inxhinierisë. Monika bën sikur nuk mban mënd sa dreka e darka ka shtruar për drinin, dhe për ironi të fatit me profesorin e rreptë të matematikës ish vjeerin e Edi Ramës. Kjo me ilirin e bënë drejtor e sipërmarrës, biznesmen e me një fjal, ku ishte personi lavatriçe i motrës dhe kunatit. Inxhinier mekanik jo jo kurrë, mbase ka mbaruar me monikën tek kristali. Gjithësesi, thoni keni zbardh skemën për përfitimet në mënyrën abuzuese, atëher prokuroria qesharake përse nuk vepron, sigurisht shum nga prokurorët presin metën më 25 korrik ti kthejë në vëndet e punës ata që vodhën e rivranë.

                                                1. s
                                                  specialisti

                                                  Znj. Kryemadhi Drini nuk ka marre pjese asnje dite ne hartimin e Kodit Rrugor te vitit 1998. Kodin Rrugor e ka hartuar Ministria e Transportit , me grup pune . Ne ate kohe drejtor i pergjithshem i DPSHTR, ka qene i nderuari Salvador Franja, qe e krijoi ate drejtori. Drini ka ardhur ne DPSHTR, si drejtor i pergjithshem, nje inxhinier i ri, rreth vitit 2001. Kaq sa per dijeni.

                                                  1. a
                                                    albatros

                                                    Ku e paska patur gjithë këtë potencial ky inxhinieri që u bë superstar. Gjithë paradokse e alibi për të justifikuar pasurinë e vënë në kohë rekord. Na tregojnë këto “histori suksesi”, se na dinë budallenj. Drejtësia pęr këtë lloj specie që po shkëlqen është tjesht një copë plasteline

                                                    1. m
                                                      mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

                                                      ore mire e keni ju po ambasada amerikane keta i priti per darke, te qifsha lsine lsine e kane per shkerdhim kta

                                                      1. P
                                                        Popull koti

                                                        Çdo popull meriton qeverinë që ka zgjedhur vetë (qeveritë në vazhdimsi). Po mirë more popull, perseri ne vazhdimsi Sali korbin, ilir katruven, edi sharlatanin e mona kurven do votoni? İ vrafte Zoti se spo gjej mallkim tjeter...

                                                        1. A
                                                          ABC

                                                          Monika Kokemadhja.

                                                          Lini një Përgjigje