Shqipëria vijon të mbetet në fokus të disa shërbimeve të huaja të inteligjencës, të cilat grumbullojnë informacion për zhvillimet e brendshme në fushën politike dhe të sigurisë. Shërbimi Informativ Shtetëror në raportin e përgatitur për vitin 2021 nënvizon se pozicionimi properëndimor i vendit tonë, stërvitjet ushtarake të NATO dhe projektet në fushën e mbrojtjes janë në qendër të vëmendjes së ‘spiunëve të huaj’.
Në raportin e SHISH evidentohet një shembull nga fusha e kundërspiunazhit. Eshte rasti kur një punonjës i huaj i dyshuar i një agjencie inteligjente të një vendi jomik dhe me mbulesë diplamitike kishte lidhur kontakte me punonjës të adminsitratës lolake dhe qëndrore.
Për të shmangur mbikëqyrjen nga struktura të sigurisë përdorte kabinbat telefonike. Në këmbim të informacionit të klasifikuar "Rezidenti" do ti jepte punonjësit të institucionit qëndror një mundësi për shkollimin me bursë të djalit të tij në shtetin që ai shërbente.
Dyshimet e para se “Rezidenti” kishte nisur një operacion të mundshëm rekrutimi erdhën pas frekuentimit të disa kabinave publike telefonike, në orare të përafërta në ditë të caktuara të muajit, të cilat realizoheshin pas lëvizjeve në rrugët e qytetit në këmbë dhe me automjet, për t’u siguruar që të ishte jashtë rrezes së monitorimit të strukturave të specializuara.
Pritësi i thirrjeve telefonike ishte një shtetas shqiptar, punonjës në institucionin qendror A. Në raport SHISH e identifikon si “Çelësi”.
Në një rast, në vigjilje të Vitit të Ri, “Rezidenti” komunikon me “Çelësin” dhe i kërkon një takim për ta uruar për festat e fundvitit. Nisur nga kjo situatë, u ndërmorën disa veprime të kualifikuara për të dokumentuar takimin dhe për të vlerësuar nivelin e marrëdhënievemes tyre.
Duke e vlerësuar “Rezidentin” si profesionist, i cili kishte mundësi të vogla për të gabuar, u planifikuan detyra operative për verifikimin e figurës dhe monitorimin e aktivitetit të “Çelësit”. Po, ashtu, u morën masa për të verifikuar qasjen e “Çelësit” në informacion të klasifikuar “Sekret Shtetëror” si dhe të dhëna për ndryshimin e sjelljes së tij në rutinën e përditshme të punës.
Të dhënat e para treguan se “Rezidenti” i kishte frekuentuar shumë rrallë ambientet e zyrës ku punonte “Çelësi” dhe, në dukje, nuk kishte shprehur ndonjë interes të veçantë në drejtim të “Çelësit”.
SHISH-i mësoi se “Çelësi” ishte njohur me “Rezidentin” në një nga aktivitetet e zhvilluara nga një përfaqësi diplomatike, ku shkëmbyen numrat e telefonit pas takimit të rastësishëm.
Kohë më vonë, “Rezidenti” ishte shfaqur në zyrën e “Çelësit”, i cili për momentin u ndodh i vetëm, dhe e kishte pyetur për vendndodhjen e përfaqësuesit të marrëdhënieve me jashtë të institucionit. Duke përfituar nga kjo situatë, “Rezidenti” e ftoi për kafe në një nga baret me pak frekuentim në afërsi të institucionit. Një herë tjetër “Rezidenti” e fton për një drekë jashtë qytetit, duke përcaktuar orën dhe ditën, si dhe i kërkon disa të dhëna që, në kontekstin e detyrës së “Çelësit” nuk përbënin ndonjë çështje sekreti.
“Çelësi” pranoi të takoheshin për drekë, për t’u njohur më mirë dhe për të shfrytëzuar këtë kontakt “diplomatik” me synim shkollimin me bursë studimi që ofronte shteti i “Rezidentit” për djalin e tij.
Gjatë drekës, “Rezidenti” krijoi një njohje më të plotë të profilit personal dhe të punës, të aksesit të “Çelësit” ndaj informacionit të klasifikuar, duke i premtuar se do ta ndihmonte për shkollimin e djalit. “Çelësi” u ankua se, me të ardhurat si nëpunës, e kishte të pamundur shkollimin e djalit jashtë vendit dhe i shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar. “Rezidenti” i thotë se asgjë nuk ishte e pamundur nëse ky do të ofronte ndihmë dhe të mblidhte disa informacione që nuk do të cenonin detyrën e tij funksionale.
Pas një ngurrimi të shkurtër, “Çelësi” ra dakord në parim për ta ndihmuar dhe “Rezidenti” i kërkoi disa informacione, duke i siguruar edhe një pajisje elektronike për hedhjen e tyre. “Rezidenti” i përcaktoi edhe takimin e radhës për darkë, në një zonë dhe lokal tjetër, jashtë qytetit. Në takimet e radhës, të organizuara në mënyrë të paracaktuar apo nëpërmjet telefonatave nga kabina të telefonave publikë, “Rezidenti” i ka dhënë zarfe me shuma të ndryshme të hollash “Çelësit”.
Gjithashtu, ka paguar gjithmonë faturat e shpenzimeve. Fshehtësinë e takimeve të tilla “Rezidenti” e ka justifikuar me arsyetimin se e bën për të mbrojtur “Çelësin” dhe prandaj i ka dhënë edhe një numër tjetër telefoni, ku ai të komunikonte në raste urgjente. Për arsye të mbrojtjes së aktivitetit, burimeve dhe ngjashmërisë me një rast specifik, SHISH-i nuk mund të publikojë të plotë vijimin dhe përfundimin e kësaj situate.
Hahahahahah shishi yne te ha Noc rrokun,jan mbledh nje numer enukesh qe pine raki e fshine qurret e buzet me menget e xhaketes.Paskan pare flmin Fijet qe Priten dhe e kane pershtatur sikur kane bere ata sukses.Me vjen per te vjelle nga demente te tille mendore
Kjo ose eshte histori e para 15 vjeteve ose eshte sajese e SHIK. Ka mbi 15 vjete qe nuk ekzistojne kabinat telefonike publike. Keta 'inteligjentet' e SHIK do kene pare ndonje film me spiunazh dhe jane frymezuar.
Ha habha po boll o me historine e nikaj merturit se ka vdeke ai.
Open Ballkani sjell 200 e ca shpiuna serbe e lujne si maca me miun teposhte e perpjete ! Per speca e domate shkon tan Shqipnija me muzike sllave ruana zot !!Shkoni ne Beograd per nji jave nese ndegjon kenge shqipe atje ha ha ha nga zori !!!
Nuk ka nevoj te harxhoj koh shiku me kto perralla , kto jan qesharake , sot te gjith deputetet shkojn me dit te caktuara hapur fare cop neper ambasadat e akredituara tek ne dhe japin pik per pik te tera informacionet qe i duhen atyre , ktu po del Mul noka haptas ne parlament dhe po thot cop qe esht i regjistruar si agjent serb por nuk i kan kerku gjo akoma , te gjith qeshin ne parlament muli vazhdon punen , sot te jesh antishqiptar je burri me i nerum dhe me i rrespektumi , turp i madh sot esht te jesh deshmor i atdheut ose patriot ky esht turp , por informacion dulja dhe e gjith omonja tregojn dhe sa her pjerdhin presidenti e kryeministri , shiku kerkon agjent , ikni or mos u beni qesharak debila , merni ate rrog dhe krisni bythen mjaft me kto histori qesharake , ktu tek ne gjysma parlamentit punon per serbin , gjysma per grekun dhe te gjith bashk per Ameriken dhe as njoni nuk punon per ket ven ka 30 vjet anarshi , nuk po e shikoni qe po e boshatisin me qellim me propaganden qe bejn kte vend , ky vend me llumin qe e drejton politiken ka mar rrugen e mutit vajti kjo pun , qe kur antishqiptaret bejn patriotin dhe patriotet damkosen si tradhtar ky vend iku ne humner .
Ku ka shik ketu,te gjithe shqiptaret spiunat e njeri-tjetrit jemi turp turp o legenat e shikut ku t keni.....ju meritoni plumbin ballit o pederasta
Edhe sikur te jete e vertete ( qe nuk e besoj) nuk kane pse te behen publike !!!!!!!!! Menyra se si jane renditur ngjarjet te jep te kujtosh sekmentet e ndonje libri me histori agjenturore bajat dhe demode......... Kujdes kur botoni ne gazeta lajme beni redaktim me te kualifikuar dhe cilesor per te ngritur reputacionin e gazetes sepse do te perfundoje ne leter per te dredhur cigaret apo fshire by..n.