Dështon nisja e procesit në Apel për Enkelejda Hoxhën. Çfarë kërkon ish-gjyqtarja

27 Qershor 2022, 10:37Kronika TEMA

Dështon nisja e procesit në Apel për Enkelejda Hoxhën.

Dështon në Gjykatën e Posaçme të Apelit nisja e procesit gjyqësor për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosformimi i trupës gjykuese, pasi mungonte gjyqtarja Saida Dollani.

Enkelejda Hoxha u dënua në Shkallë të Parë me 3 vite e 4 muaj heqje lirie, dënim që e shleu me kohën e qëndrimit në paraburgim dhe u lirua rreth dy javë më parë.


Hoxha kërkon në Apel prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe marrjen e pafajësisë. Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Ish-gjyqtarja dyshohet se nëpërmjet ryshfetit të ketë liruar nga qelia disa nga personazhet më të njohur të botës së krimit.

2 Komente

  1. K
    K

    Degjeneratat e korruptuara, mbrohen nga gjykatat se janë njëlloj . Qytetarët e ndershëm vidhen dhe tallen paq. Edhe ai KM abstrakt thotë e eshte gati për në Evropë . Pika që stë bie.

    1. K
      Kp

      Po ku e kuptuat ju qe jane shqiptare keta?

      Lini një Përgjigje