Çudia në Fier, gjyq për plagosjen me çifte ruse të maçokut “Pipo”, dënohet 77 vjeçari

26 Qershor 2022, 09:41Kronika TEMA

Çudia në Fier, gjyq për plagosjen me çifte ruse të

Një gjyq i pazakontë është zhvilluar në ambjentet e gjykatës së Fierit. Prokuroria e këtij qyteti ka çuar në bankën e të akuzuarve, duke marë të pandehur një 77-vjeçar të quajtur, Pandeli Stefa.

Më 30 korrik 2020, Salla Operative në Policinë e Fierit, ka marrë njoftimin se në lagjen “Sheq i Vogël”, paska krisur arma dhe si pasojë, kishte dhe dëmtime në qënie të gjalla.

Llazi Kuqi, telefononte policinë se në banesën e tij, komshiu Pandeli Stefa, i ka qëlluar me armë gjahu macen e tij dhe më konkretisht maoçokun “Pipo”.

Oficerë të policisë kriminale, shkuan në vendgjarje dhe kqyrën vendin e krimit, duke dokumentuar çdo provë në procesverbal dhe njëherësh shoqëruar me tabelë fotografike.

“...përpara hyrjes së banesës, dallohen njolla me ngjyra të kuqe si ato të gjakut në formë vazhde...”-thuhet në procesverbal.

Madje në veprime e sipër, në dobi të këtij hetimi policia ka bërë dhe bllokimin e armës së gjahut, që e posedonte i pandehuri Pandeli Stefa, e cila ishte një armë gjahu pushkë teke, e markës ruse, e llojit Bajkal, kalibër 12mm.

Ndërsa maçoku “Pipo”, i cili dergjej i plagosur në oborrin e shtëpisë, është transportuar me shumë urgjencë në një spital veterinar, duke marë ndihmën e parë mjekësore.

Por për shkak të plagëve të mara dhe dëmtimit të rëndë të një prej këmbëve të pasme dhe bishtit që s’mund të rikuperohej, “Pipo” është transportuar jashtë shtetit për një mjekim më të specializuar.

Mirëpo duke qenë se maçoku kishte pësuar dëmtime të mëdha dhe pronarit të tij, Llazi Kuqi, i kishin kërkuar 300 euro për vendosje proteze në këmbën e prapme, pasi ajo nuk riparohej, ai ja kishte lënë macen spitalit.

Nga ku më pas spitali, ja kishte dhënë një shoqate për kafshë në Itali dhe se maçoku “Pipo” aktualisht ndodhet në Itali, nën kujdesin e shoqatës së kafshëve.

Prokuroria e Fierit rregjistroi procedim penal për veprën penale të “Keqtrajtimit të kafshës”.

Në gjyq autori i krimit i pandehuri 77-vjeçar Pandeli Stefa tregoi rrethanat e krimit.

Stefa i tha gjyqtares Erlanda Agaj se maçoku “Pipo” deri në datën 16 Gusht, rezultonte se hynte dhe dilte në oborrin e shtëpisë së tij dhe nuk kishte asnjë dëmtim. Madje për këtë 77-vjeçari ka paraqitur dhe fotografi të Macokut në oborrin e tij.

Sipas tij, komshiu nuk kishte të dokumentuar asnjë faturë tatimore, apo dokument të regjistruar për hospitalizimin e maces dhe nuk ka asnjë provë, sesi është kaluar macja nga Shqipëria në Itali dhe nuk u tregua asnjë adresë e maces.

Ilir Kuqi, pronari i maçokut, është thirur në gjykatë, për të dëshmuar rreth asaj që kishte ndodhur. Kuqi ka treguar se, ka pasur kafshë shtëpiake, një maçok i cili quhej “Pipo”, të cilin e kanë marrë kotele tek një kushuriri i tyre, e kanë birësuar dhe ishte një vjeç e pak, dilte me orar e shoqëronte vetë ai.

Në fund të korrikut të vitit 2020, rreth orës 08:00, Maçoku i është plagosur rëndë, kur ka dëgjuar një krismë arme, ka qenë në gjumë, kur i ka thirrur nëna e tij “…Ilir, kanë vrarë maçokun…”.

Pasi 2 – 3 orësh ka gjetur maçokun me plagë arme zjarri, këmbën e thyer dhe e ka çuar në spitali.

Dëshmitari tregoi se maçokun e qëlloi fqinji i tyre përballë, Pandeli Stefa, me të cilin kanë pasur konflikte banale, por nuk ka pasur ndonjëherë ankesë nga ai se maçoku i ka dëmtuar shpendët.

Nisur nga kjo situatë në fund të gjykimit prokurori i çështjes,Çlirim Sino, kërkoi para gjykatës deklarimin fajtor dhe dënimin me 1 milion lekë gjobë të 77-vjeçarit Pandeli Stefa.

Ndërsa nga ana e mbrojtjes u kërkua deklarimi i tij i pafajshëm dhe kthimin e armës çifte tek i zoti.

Pasi dëgjoi të dyja palët në proces, gjyqtarja e Fierit, Erlanda Agaj, vendosi të deklarojë fajtor dhe dënojë 77-vjeçarin Pandeli Stefa, duke e detyruar këtë të fundit që me shpenzimet e veta financiare, të bëjë publikimin e vendimit në media,pasi sipas gjykatës njohja e këtij vendimi, ka interes për shtetasit dhe mbrojtjen e kafshëve.

1 Komente

  1. P
    Pordhe me rigone....

    Nese Llazi do te kishte plagosur nje "hason " denimi mund te ishte zerro,kjo sipas qitapit te baba Mondi.....gezuar ramazonin.

    Lini një Përgjigje