Arrestohet një prej autorëve që tentoi të vriste djalin e biznesmenit në Pogradec, në kërkim bashkëpunëtori

25 Qershor 2022, 18:23Kronika TEMA
Arrestohet një prej autorëve që tentoi të vriste djalin e

 

Ka rënë në prangat e  policisë Gersi Maxhari, i cili rreth dy muaj më parë, në bashkëpunim me Firdeus Berberin, plagosën me armë zjarri 22-vjeçarin Joan Muçllari.

Maxhari ishte shpallur në kërkim nga policia, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Prishja e qetësisë publike”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Prishja e qetësisë publike”. Ndalimi i shtetasit G. M., lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 25.04.2022, në qytetin e Pogradecit, ku 22-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin F. B., (i shpallur në kërkim) tentuan të vrisnin me armë zjarri tip pistoletë shtetasin J. M., 22 vjeç, banues në Pogradec”, njofton policia.

Si ndodhi ngjarja?

Joan Muçllari u paraqit vetë në spitalin e Pogradecit me plagë plumbi në këmbë dhe me një tjetër plagë në kokë, të shkaktuar nga goditje me thikë. Pas marrjes së ndihmës së parë, i riu u dërgua drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Fillimisht të rinjtë kishin debatuar me fjalë mes tyre, por konflikti degradoi në sherr me grushta dhe në përdorimin e thikës. Më pas dyshohet se 20 vjetari Firdeus Berberi qëlloi me armë drejt Muçllarit. Policia gjeti në vendngjarje një gëzhojë pistolete. Dy autorët u larguan nga vendngjarja në drejtim të Korçës me një automjet golf, ngjyrë të errët dhe blutë e Pogradecit po punojnë për kapjen e tyre.

1 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Dy "autochthonous" shqipfoles duken ne sfond..... allah uakbar!

    Lini një Përgjigje