Në shtëpi e priste djali i vogël, kjo është 35-vjeçarja shqiptare që u përplas për vdekje në Itali

27 Qershor 2022, 12:01Kronika TEMA

Në shtëpi e priste djali i vogël, kjo është

Mediat në Itali kanë publikuar foton e 35-vjeçares shqiptare Matilda Hidri, e cila humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Genoa të Italisë.

Sipas raportimeve, një muaj më parë ajo kishte hapur një piceri në “zemër” të Genoa-s. Matilda e cila, kishte një djalë të vogël që e priste në shtëpi, po udhëtonte me BMË-në e saj drejt Genoa-s kur u përplas një automjet tip “Volvo.”

Shoferi tjetër, Giuseppe Maria Garavaglia, i lindur në vitin 1976 mendohet se po shkonte për në shtëpi pasi jetonte në Novate Milanese. Përplasja ishte aq e fortë sa u mori jetën menjëherë  të dy drejtuesit dhe përfshiu edhe një makinë të tretë aty pranë.

Në automjetin e tretë udhëtonte një 35-vjeçar, i cili u dërgua me helikopter në gjendje të rëndë në spitalin San Raffaele në Milano, djali i tij 4-vjeçar dhe një kushëri 34-vjeçar, të dy të plagosur lehtë u dërguan po ashtu për të marrë kujdes shëndetësor.

Më pas dy makina të tjera janë përplasur me mjetet e përfshira në aksident, por asnjëra nga të tjerat nuk ka pasur pasoja. Në total janë përfshirë pesë makina.

1 Komente

  1. O
    Oh sa gjynah ...

    Perse moj xhan ,udhetoni ashtu ne rruge e vende kur dini mir se nuk jane te sigurta dhe ju pret dikush ne shtepi etj . Ngushellime Familjes se te ndjeres. U preht ne Paqe . Mendoni per jeten o Njerz kudo jeni mbi Auto dhe mos u rrembeni por tregohuni te kujdesshem e gezoni jeten

    Lini një Përgjigje