
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka dhënë dakordësinë për hartën e re gjyqësore të hartuar nga KLGJ.
Në letrën dërguar Ministrisë së Drejtësisë, Çela thotë se vlerësojnë frymën e këtij bashkërendimi dhe koordinimi ndërinstitucional në përballje me nevojat për të lehtësuar rritjen e ngarkesës dhe mbështetur veprimtarinë e prokurorëve me numër të reduktuar.
"E vlerësojmë si nevojë emergjente për përmirësimin e funksionalitetit, eficencës dhe efektivitetit në sistemin e prokurorisë", shkruhet në letër.
13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky është përfundimisht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultimesh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është se është shtuar një gjykatë e shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokurorisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Krujë, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

Gjalle eshte ky ???
Bla bla bla bla bla , filluan dredhite ......nuk i bien drejt perdrejte por shkojne andej e kendej thua se i intereson dikujt plani i punes se tyre , nuk duam planin e punes , por punen or gjumash ....qe fle gjum eshte me se e sigurt , po mos fle ne kembe dhe me sy hapur ....nje turp i madh , ptuuuuu plera
Servili, kermilli i Qeverise