
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbylljes së misionit diplomatik të ambasadores amerikane Yuri Kim.
Kreu i qeverisë përmes një shkrimi të gjatë në Facebook shkruan se ambasadorja amerikane e mbylli misionin në Shqipëri duke bërë gjithçka që Shqipëria të bëhej një vend më i mirë.
Ndër të tjera, Rama shkruan se një tjetër diplomat “pritet të bjerë në kurthin e ëmbël të Shqipërisë”.
Reagimi i plotë i Ramës:
Yuri Kim e mbylli misionin e saj në Shqipëri.
Ajo qëndroi njësoj sa të gjithë ambasadorët e tjerë, po qëndrimi i saj zgjati më shumë se sa i të tërë të tjerëve bashkë. Sepse ndryshe nga gjithë të tjerët, ajo nuk ndenji një ditë pa u shfaqur, sa ekran më ekran, e vrenjtur edhe kur buzëqeshte, sa në instagram, e qeshur edhe kur pejzazhet nga Shqipëria ishin të vranëta, e sa përmes cicërrimave, ku ëmbëlsisht serioze e ku seriozisht të hidhura, nga frëngjia e Twitterit, sa në rrugët e jetës politike në Tiranë, ku me dylbi e me pushkë në stërvitjet ushtarake, ku me shpatë në brez në mbledhjet e organeve të drejtësisë, ku me lot në sy për viktimat e Armikut të Padukshëm, ku me helm në gjuhë për armiqtë e Reformës në Drejtësi, e ku me llokume e raki për komisionin multipartizan të reformës zgjedhore; herë si kalorëse e të gjithëpushtetshmit, herë si hije e pushtetit dhe herë si bebisiter e kundërshtarëve të pushtetit, edhe falenderuese për miqësinë mes popujve, edhe inkurajuese për arritjet e popullit, edhe kërcënuese për të zgjedhurit nga populli, nganjëherë e bezdisur prej akuzave se po mbështet qeverinë, ndonjëherë e nervozuar prej pretendimeve se po mbështet opozitën, shpeshherë e gëzuar për pakënaqësinë e të gjitha palëve, po asnjëherë në një vend, sa në majat e maleve e në brigjet e deteve, për të dhënë mesazhe të mirëkuptuara, sa në mes të burrave me kostum për të nënkuptuar se kostumi s’të bën medoemos burrë, sa në këmbë mes fëmijëve në Tropojë për të nënvizuar se Amerika s’të njeh për burrë, e sa ulur mes plakave në Dhërmi, për të nëntreguar se asnjë burrë nuk është i domosdoshëm.
Yuri Kim u largua duke lënë pas në pamje të parë, miq e armiq, që e deshën apo e urryen, ndërkohë që më pranë të vërtetës është fakti se askush s’e deshi dot pa e urryer asnjëherë dhe asnjë se urreu dot pa e dashur qoftë edhe njëherë. Në radhën e tërë atyre që deri më sot janë ulur në zyrën e ambasadorit amerikan në Shqipëri, ajo ishte më amerikania mes shqiptarëve dhe më shqiptarja mes amerikanëve. Kush më shumë e kush më pak, ambasadorët e supërfuqisë në vendin tonë kanë rënë në kurthin e ëmbëlsisë admiruese të Shqipërisë, ku Amerika shihet si Arusha e Madhe në qiell dhe një ambasador amerikan trajtohet kudo ku shkon, si mik i rënë nga qielli, e për rrjedhojë fatale bie brenda dhe ndjehet si një Zot në tokë, i cili duhet të jetojë e të veprojë në emër të popullit shqiptar, të bëhet jo vetëm zëdhënësi i halleve të tij, po edhe luftëtari që për llogari të tij përleshet me padrejtësitë, fshikullon të pushtetshmit, godet të paudhët, poshtëron të pandreqshmit, një lloj gjykatësi suprem, i cili merr frymë me detyrimin moral karshi njerëzve të thjeshtë që të kontestojë deri edhe vetë vendimet e gjykatave.
E tmerrshme në dukje, po jo edhe aq në fakt, sepse për ta vlerësuar si duhet rolin e ambasadorëve amerikanë, e posaçërisht të ambasadores që me protagonizmin e saj të veçantë na doli edhe në ëndërr, e më shtyu t’i shkruaj edhe këto radhë, duhet bërë pyetja, “A do të ishte më mirë sikur të mos ishin fare dhe sikur në vend se të zhytej me kokë, në vorbullën e jetës politike e institucionale të vendit, Yuri të qëndronte si sfinks mbi kodrën e butë të Rrugës së Elbasanit?”…. Unë them jo, padiskutim jo. Përkundrazi. Por ky do të ishte një shkrim i gjatë, për të cilin këtu nuk është asfare vendi.
Kështu që në fund të misionit të saj, nuk më mbeti tjetër veçse t’i dorëzoj ambasadores Yuri Kim, Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike, për sa shumë e deshi Shqipërinë, sa shumë u përpoq për të ndihmuar që Shqipëria në ikje të saj, të bëhej një vend më i mirë se sa ai që ishte kur ajo erdhi dhe mbi të gjitha, për bindjen time se kjo lloj Amerike, me duart e futura në organizmin e jetës sonë institucionale, ka qenë tërë këto vite të ngjitjes së mundimshme nga honi i zi i ferrit komunist në të përpjetën drejt dritës së demokracisë, një e keqe aq e domosdoshme, sa vetë forca që i ka dhënë Shqipërisë e kombit shqiptar në çdo drejtim, e padyshim edhe sa fuqia që i ka dhënë drejtësisë në Shqipëri për të luftuar, më në fund, me të këqijat që deri dje ngjanin të përjetshme dhe pa Amerikën në krah do të mbeteshin përjetë të tilla.
Prandaj njësoj si këta rreshta mbase diplomatikisht skandalozë - po ja që e vërteta s’është gjithnjë dot diplomatike kur duhet thënë patjetër - mirënjohja e falenderimi për ambasadoren Yuri Kim, janë të ndjerë sinqerisht e të menduar krejt lirisht, teksa avioni nga Brukseli po ulet në Tiranë, ku një tjetër ambasador amerikan pritet të bjerë së shpejti në kurthin e ëmbël të Shqipërisë.
Thank you for everything dear Yuri and may force be with you all the way!
God Bless you and the United States of America
Leshohu barkaz o gjigant! Lepij pandoflat, uturakun dhe vrimen e zorres se trashe! Ji krenar, se gjithe bota nga Amerika, BEja, Serbia dhe Honoluluja ta njohin kete "virtyt"! Per te gjithe Perendimin, je pastruesi i vitit i haleve te tyre! Saliut dhe Ilirit ju ke lene vetem pandoflat, uturakun dhe vrimen e zorres se trashe te Ferid Bejlerit! I thave!
Zoti Canc na shprehu qarte e sakt "idiotesin e tij" ne nje cast te papershtatshem.Po pse bre "Camc" pse keshtu.
Pse ti o Canc këto punëra I bën te bytha e Sales tënd nuk do të thotë se këtë mendje kanë të tjerë. Sidoqoftë që të bëje këtë koment pikërisht kur kësaj ambasadore I thuhet thjesht faleminderit ti tregove injorancën tënde më të pashembullt saqë mendoj biles që je një serb apo grek aë na shkruan dy fjalë shqip. Plerë!!!
Sakte!
Bravo Rama!!
canccccccc ffoftfe ai qe ju ka shplare trurun
canccccccc ffoftfe ai qe ju ka shplare trurun
Ambasadoret Amerikane jane te shkelqyer, po ti rajtosh mire, me respekt. Kete gje beri Edi Rama. Disa njerez kujtojne se Edi Rama rri ne ate karrige ne saje te Amerikes. Jooooo, Edi Rama qendron prej 10 vjetesh Kryeminister nga puna qe ka bere. Po te ndalojne punet, menjehere populli do i tregoj vendin Edi Rames.
O militante try shplare te Rames! Rama hiqet se eshte pro amerikan,por ashtu si Berisha eshte ANTIAMERIKAN, sepse me pare eshte edhe ANTISHQIPTAR! Rama dhe Veliaj kane shkuar shume here ne SHBA, por shumices se shqiptareve NUK U KANE PRURE ASGJE NGA REALITETI ATJE,se si funksionon demokracia dhe shteti ligjor se si respektohen lirite dhe te drejtat e njeriut realisht,se si pushteti u sherben te gjithe qytetareve pa dallim kudo ku banojne etj! Po te ishte Rama pro amerikan qe I dhimbsej populli shqiptar ,do t'i kishte rene ne sy fakti se ne SHBA,kudo ku jetojne njerezit,KA ZHVILLIM,se atje nuk tentojne qytetaret te largohen nga vend banimet e tyre per buken e gojes sic ka bere Rama Shqiperine! Rama nxit betonizimi e te gjitha hapesirave publike sidomos ne Tirane,ndersa ne SHBA ka me shume lulishte,parqe,kende lojrash, fusha sportive,plazhe TE GJITHA PUBLIKE,se sa zona te betonizuara! Se Rama duke mjeruar fshatrat dhe qytetet e Shqiperise I ka nxitur njerezit te grumbullohen ne Tirane ose te ikin jashte kurse ne SHBA edhe kryeqytetet e shumices se 50 shteteve nuk jane ne qytetet me te medha te tyre,por ne qytete te vogla si Michigan(me 12 milion banore) nuk ka kryeqytet Detroit( me vetem 600 mije banore ), por ka Leasing me 100 mije banore,ku jane vendosur dhe funksionojne te gjitha institucionet e shtetit! Ndersa Rama,pervec mjerimit te Shqiperise edhe me Tiranen ka ndjekur te njejtin mentalitet ANADOLLAK:-Ka lene ne mjerim(GETO) lagjet periferike ku banojne mbi 70% e qytetareve te Tiranes,qe ata te detytohen o te blejne shtepi te shtrenjta nr qender o te ikin jashte! Ky eshte ANTIAMERIKANI DHE ANTISHQIPTARI RAMA, o zorraxhinj!
Canc e ka me Ramen se eshte ne merak me biberonin e tij 30 cm ... homot si Canc behen shume te keqinj kur nuk e thithin dot hajdarin qe enderrojne ...
Na hengsh trapin or ceceni ( Canc )
me te vetmin shkrim qe jam 100% dakort me ER , e ka qare vertet kjo eshte nje person qe do ti mungoje Shqiperise , luz zotin qe ai qe do ta zevendesoje te jete te pakten 50% si Juri KIm ,faleminderit edhe nje here
aq dakord je sa na cave rakun duke postuar nga 10 here. ik o shoku se e fitove sufllaqen per sot
me te vetmin shkrim qe jam 100% dakort me ER , e ka qare vertet kjo eshte nje person qe do ti mungoje Shqiperise , luz zotin qe ai qe do ta zevendesoje te jete te pakten 50% si Juri KIm ,faleminderit edhe nje here
me te vetmin shkrim qe jam 100% dakort me ER , e ka qare vertet kjo eshte nje person qe do ti mungoje Shqiperise , luz zotin qe ai qe do ta zevendesoje te jete te pakten 50% si Juri KIm ,faleminderit edhe nje here
Na thuj ndonje shkrim te ER qe nuk je dakort...
EDHE FAN NOLIT TE MADH S'DO T'I MBETEJ QEJFI PO TE THONIM SE JE I MADH NE K A.ETE HIMN JO VETEM PER AMBASADOREN POR PER AMERIKEN INDIREKT............AMERIKA PERBEHET NGA TE GJITHE KOMBET E BOTES DHE KESHTU ESHTE SI TE THUASH E DETYRUAR TI MBROJE TE GJITHE KOMBET......SIC EDHE KA BERE DERI TANI...
ME GEZIM E PRESIM AMBASADOREN TONE TE DASHUR DHE TE SHTRENJTE TE NA VIJE NE AMERIKEN TONE TE SHENJTE . DHE ME IDINJATE DHE LOT NE SY E PERCJELLIM NGA NENA SHQIPERI, JURI KIM ESHTE AMBASADORJA ME E MIRA QE I KA ARDHUR SHQIPERISE NGA TE TJERET , AJO KA QENE NJE UDHERREFYSE NJE E SHENJTE PER VENDIN TONE , KA OUNUARE ME ZELL DHE DEVOTSHMERI ASHTU SI E KA MESUARE NENA AMERIKE, I UROJME SUKSESE NE JETE DHE JETE TE GJATE E LUMTURI , E PERCJELLIM ME LT DHE RESPEKTE TE PAFUND NGA VENDI JONE DHE E PRESIM ME SHUME DASHURI NE AMERIKEN E SHENJTE, RESPEKTE RESPEKTE TE PAFUND OE MADHJA JURI KIM USA
Ah sikur edhe ju te tjeret ta deshit Shqiperine dhe shqiptaret si zj.Juri. Te punonit pak per vehte e shume po shume fare per vendin, e ne vend te mallkimeve pa fund te meritonit keto vleresime qe per hir te se vertetes zonjes i takojne e ju ja jepni me aq bujari e stil ne kete shkrim.
E qan llapen i nipi i Spiro Kolekes...nuk le mm pa lepire.
Dekorimin e ka merituar z.Ambasadore për ndihmën që i ka fjënë Ramës se për Shqipërinë nuk ka bërë asgjë,bash asgjë.
Hiq Lu-n qe ishte nje ambasador punetore dhe tjeter nivel te gjithe te tjeret kane qene medioker ne krahasim me te, por kjo ka qene me e mira mes mediokerve. Nderhyrja ne zgjedhjen e kryetarit te SPAK para pak muajsh dhe insistimi per burgosjen e Saimir Tahirit per te nxjerre qejfmbetjet ishin gafa te renda qe ende sot po i kushtojne drejtesis se re. Eshte e dhimbshe kur lexon hartime te tilla qe te kujtojne nje tjeter kohe dhe meqe ra fjala se shalgjati mendon se eshte me i zgjuari mes budallenjve ambasadori amerikan eshte nje MIK dhe fjala i peshon edhe ne vende qe quhen te medha, nuk eshte dukuri shqiptare. Ne vecse e ekzagjerojme duke filluar nga ty.
????????????????????????????????????????????????????????????????
Hengsh mut o canc .Here tjeter shkruaj me emer .
Një amanet për zonjën Kim. Kur të vesh në zyrën e re, m'i ki kimet Berishët.
Ke bo si te ka dash menderja me Kimen prandaj ske pse ja kursen lavdat.
Fjale te merituara. E takova nje here ne vlore. U shpreha per korrupsionin. "Ta luftojne se bashku", me tha. Per tre vjet ajo e beri shqiperine me perendimore. Rruge te mbare, ambasadore!
Thoni cfare te doni ju te Opozites(Ne Thonjza Opozite,sepse Te Djathte si kjo Opozite ne Shqipni,ku te gjithe jane Ish Komunista,vetem ne Shqipni gjen),por kjo eshte e Verteta.Kjo ishte e para Ambasadore Amerikane qe nuk ka bere gabimet e atyre te meparshmeve.Ata te gjithe Lepinin Bythen e Sali Qenit,qe edhe kur Vriste keta i thonin Burre Shteti.Kjo Ambasadore do i mungoje ketij Vendi:Vetem kete kame pare qe ti jap pergjigje nje Kafshe si Saliu,pa thene genjeshtra,por vetem te verteta te thens ne sy atyre Monstrave.Faleminderit Zj Kim,Uroj Zotin qe ai qe vjen te arrije ti shtyje keta te SPAKUT qe Qelpsinat Sali Plus Like te Shkojne ne Burg,per Vrasjet,Vjedhjet,Dhe te gjitha cfare kane bere nga 91 deri tani.
Ambasadorja Kimete vertet beri ate qe eshte e drejte dhe ndershme per Shqiptaret e mencuar. Per shqiptaret e llojit te vicidolit - qe jane kriminele e hajdute - qe nuk duan te kuptojne jo vetem per veten e tyre por edhe per femijet e tyre - ajo, ambasadorja beri vetem keq - pra nuk i lejoji kriminelet dhe hajdutet e dhendrit te serbise te beje ende keq ketyre trushpelareve.
Kjo na e la plehun brenda ne Tirane.Sapo u be gati te largohej plasi tubazioni i ujrave te zeza ne KUKES .
Ashtu eshte zoti Kryeminister,bere mire per yllin dhe pe "tigrat" qe ja more .Ne shqipot jemi te pasur e zemergjee me diplomatet...(fale teje) ata vrapojne per te zgjedh Shqiperine se vijne pa breke e ikin milionere. Meqe ra fjala, pyete njehere ate te "yllit", do fillojne ndonjehere pune tigrat? Apo do vazhdojne te paguajne femit e shqiptareve "yjet" ?!
Edi, kjo eshte vartesja me e bindur dhe me e vlefshme qe ke pas e ke.
Faleminderit zonja Kim !
E beri dhe kjo nje dore leke ne vendin e hajvaneve dhe iku.
Kur te ngelesh pa leke hajde prape Yuri, se ky vend te eshte mirenjohes dhe i pasur.
Rracë e keqe.
Nenpunesit e Sorosit nuk ja hane kocken njeri tjetrit.I bashkon vjedhja dhe percudnimi i shqiptareve.
ca ka bere kjo per Shqiperine? Kjo beri vetem per ed ramen, na e la peshqesh per 10vite te tjere
Ene nje llamarine (medalje) qe kishte ne kompetenca presidenti, ja mori Ed Rami...Ec aty...
Yuri Kimen ky Ramashuku po dekoron, nje medalje ne qafe po i shkon / Nje medalje fiks porsi kjo te till, si ajo qe i dhane ne Tropoje atij McGonigall-bandill /
Respekte Z.RAMA.Vleresim i Merituar per HER EXCELLENCY YURI KIM.
Nje shkrim qe permbane te gjithe elementet e letersise dhe politikes. Qe duhet te shikohet me vleresim dhe si tregues se gjuha shqipe mund te arrij ne nivelet me te larta te ligjerimit ne shprehjen e idese dhe synimin e qellimit. Respekte.
O idiot, e bukura eshte tek e thjeshta....vetem e thjeshte nuk ishte...ishte nje leter e dikujt qe ka kompleksin e te dukurit mbi te tjeret dhe gjen menyra adolishentesh per t'ja arritur.
Mirë e thua ti "ilirikum" ,po kujt ja thua ? Gjysma e këtyre komentuesve më sipër sapo janë "arratisur" nga 55-a dhe ju duken kinezçe këto që shkruan Rama , atë nivel kanë... Shkruaj ç'të duash ti , ata kanë vënë GPS-in për në Viçidol , dhe nuk ndryshojnë destinacion ... - paçka se është shëmbur rruga ... atje ata ...
e do nje sufllaqe?
Edi boll, kjo ambasadore na nxori dukshem ate qe pershperitesh:Ti je me i forte ne Dep Shtetit se ambasadorja....so Yuri Hit the road and don't come back no more...amerikanet te dergojne nje ambasador a ambasadore qe nuk eshte vartese e "te gjatit".
Për ssli kërmën dhd budallenjte qe i venë mbrapa çdo ambasador qe largohet është më i mirë se ai që largohet.., sepse ju o budallenjtë qe i vini pas keni në krye , familjen e kërmës plakë , hajdute, vrasës..!!
Bravo z. Rama, jeni shumë i mençur, i ditur, patriot dhe diplomat! Zj. Kim Ju e keni përcjellur ashtu siç e meriton ajo. Një zonjë e nderuar dhe mike e Shqipërisë. Sali Berisha është lindur këkysh qeni dhe tani është një bushtër plakë.
DUKE LEXUAR KOMENTET E ME SIPERME VURA RE DISA KOMENTUES ME PSEUDONIMIN LATIF DREQI ARIFIQE TREGUAN QE JANE ME ANTIAMERIKANE DHE ANTI RAME.SIC DUKET JANE SIMPATIZANE TE VETVENDOSJES KOSOVARE TE CILET HARROJNE QE PA AMERIKEN DHE ANGLINE NUK DO KISHTE KOSOVE TE PAVARUR.MOS U LEVDONI ME KOQET E TE TJEREVE.
pse nuk ndenj dhe ca dit ,,,te hante ndonje cop mish dashi per festen e bajramit te madh ,,,se arnautet e kan tradit mij vjecare ,,,,
"sulltan hamiti"! Ajo e kish bo nijet me qindru per barom, por "Latif Dreqi" me shoke naktrrun daten e baromit, ca thonin me 28 ca thonin me 29 Qeshor
O gjigandi Ed Rama, je çun Tirone i papam dhe të falënderojmë nga zemra që me punë e zgjuarsi, je bo aq i dashur për gjithë Perëndimin e më gjerë, dhe sidomos Amerikën. Trushpëlarët e Salës dhe Likes le të hanë mut 24 orë non stop, duke të sharë nëpër TV e Portale, se aq e kon trupin dhe shpirtin, një copë muti të shkelur e kanë.
I gjithe LLUMI rreth LEXHENDES te bashkuat.
Tani do vi miku i Sales
Me këtë shkrim-vlerësim për Zj. Ambasadore të U S A, i ke thënë të tëra. Ajo i ka merituar lëvdatat . Faleminderit Z. K/ Ministër. Ndihem mirë si shqiptaro- amerikan.
Nje degjenerat redneck. Vk
Kjo erdhi mashkull e iku femer… te zbukuro paraja… hajt thefsh qafen tani se ne na bere lemsh
Edi Rama eshte mbret i publicistikes ; veshtire te gjesh nje te dyte ne Shqiperi , qe te artikuloje e pasuroje gjuhen shqipe me mire se ai . Ajo qe ka shkruar per ambasadoren Juri Kim , eshte nje proze poetike e vertete . Sic thote populli , " atij njeriu , nuk ia ha qeni shkopin " . Rama eshte nje talent i rralle e i gjithanshem .