VIDEO/ Ministri i Drejtësisë me çizme në burgun e përmbytur të Durrësit

6 Janar 2026, 13:50Kronika TEMA
VIDEO/ Ministri i Drejtësisë me çizme në burgun e

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, është parë të futet në burgun e Durrësit, i cili është përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut që goditën qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve, i gjithë kati i parë i burgut të Durrësit është nën ujë dhe të paraburgosurit janë spostuar të gjithë në katet e sipërme.

Në këtë burg ndodhen edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Durrësi është një nga qytetet më të prekur nga reshjet, pasi janë përmbytur rrugë të tëra, si dhe pika hyrëse në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.

2 Komente

  1. .
    ..

    Ashtu ju pafsha

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yt

      Në këtë vend s'behet drejtësi kur pushteti vret e pret, do bëhet për harxhime kot apo abuzime?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje