Ndjekje si në filma- Shqiptarët përplasen me policinë belge, ngrihet helikopteri

14 Janar 2023, 19:40Kronika TEMA

Ndjekje si në filma- Shqiptarët përplasen me policinë belge,

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë si të dyshuar për kryerjen e disa vjedhjeve.

Pas një ndjekeje të gjatë nga policia, ata kanë përplasur makinën në oborrin e një banesë dhe janë larguar me vrap.

Policia nisi ndjekjen në terren dhe një helikopteri i forcave federale u përdor për të gjurmuar hajdutët.

Dy prej tyre mundën të arrestoheshin nga forcat belge të policisë, ndërkohë që një person i tretë mundi të arratisej.

“Kur ekipi ynë donte të ndalonte të dyshuarit, ata u larguan me makinën e tyre. Pas një ndjekjeje të gjatë, përplasën automjetin e tyre në Kortenbergsesteenweg, afër Blockmanstraat. Më pas ata u larguan në këmbë. 

Ne ngritëm një operacion kërkimi në shkallë të gjerë dhe morëm mbështetje nga helikopteri i policisë federale. 

Në fund arritëm të arrestonim dy prej tyre, ndërkohë që i treti është ende i arratisur”, tha Filip Van Steenbergen, shef i policisë së zonës së policisë KASTZE (Kampenhout, Steenokkerzeel dhe Zemst).

“Të dyshuarit vijnë nga Shqipëria. Në makinën e tyre, me targa holandeze, gjetëm sende të cilat janë të vjedhura”, shtoi shefi i policisë.

3 Komente

  1. S
    Sali Berisha dv.

    Shpifje, shpifje e pa turp e policisë dhe e qeverisë Belgje. Një mik i imi, simpatizant dhe militant i PD-së, që unë nuk e njof, ka qënë në rrugën ku janë kapur keta Shqiptarët, të cilët nuk janë hajduta por turista të thjeshtë, të edukuar, që po vizitonin disa fshatra në Flamani të Belgjikës. Por, Belgjika, që më perpara, në saje të zarfave të mija, të mbushura me dollarë e euro, që jua dhuroja politikanve Belgj nën-tavolinë, ishte aneksi ku i çoja për ti fshehur militantët e mij, që i kerkonte drejtesia Shqiptare, dhe Belgjika mi pranonte pa asnjë pyetje, duke jua akorduar statutin si refugjat politik, por tani, Belgjika duket ka filluar të ma kthejë shpindën, sepse duket që është korrupsionuar nga Amerika, Anglia dhe Sorosi, dhe tani kjo Belgjikë, i ndjek Shqiptarët që janë militanta të PD-së, dhe i gjuajnë sikur të ishin lepuj. Pra, besomni mua, që pa qi nanen, keta djem që Belgjika i ka kapur me helikopter, nuk janë hajduta as trafikanta droge, por janë veç turista të shkretë, ku njërit prej tyre, megjithse nuk e njof, ja kam dhënë disa lek borxh për këtë xhiro turistike, dhe mundem me dalë edhe deshmitar, ashtu siç ja kam dhënë borxh disa miljona dollarë gruas së mikut ti Azem Hajdari, që unë nuk e njof dhe nuk ja di as emrin. Popull Belgj dhe Shqiptar, besomni bre mua, he jua qifsha rracen.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Minj kanalesh

      Thjesht per shqipot e eksituar nga trimeria e ketyre pulave shqiptare qe vjedhin pleqte neper Evrope. Eshte per turp dhe jo per tu krenuar me keta kurvat qe nuk kane guximin te punojne si njerez po na kane kthyer ne kafshet e Evropes. TURP

      Përgjigjjuni
      1. L
        Labi

        Keta jane prodhim i policise Belge, kam jetuar ne Belgjike,po te doje policia Belge per 24 ore i keput,i lejon vete,nuk ka mundesi te Shikish Shqiptare neper kafe gjith diten duke luajtur kumar e duke shitur mall tallin trapin gjith diten para hundes policeve,keta dhe ne Shqiperi o burgun o plumin kokes kishin marr e ne Brussel tallin trapin gjith diten duke marr social.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje