Në kërkim për abuzimet me fondet e BE, arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia

8 Korrik 2024, 14:28Kronika TEMA
Në kërkim për abuzimet me fondet e BE, arrestohet në Rinas

Biznesmeni Gazmend Haxhia, pronar i ‘Landways International’ i akuzuar nga SPAK si bashkëpunëtor i ish-ministrit Ilir Beqaj në dosjen e shpërdorimit të fondeve të BE-së, u arrestua nga policia sapo zbriti nga avioni në aeroportin e Rinasit. Ndaj tij, gjykata kishte caktuar në mungesë masën e arrestit shtëpiak.


Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj si drejtues i SASPAC, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE.

SPAK thotë se SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi, “Festa”. Por për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë, dhe nga mbi 500 mijë € tenderë, u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darke te “Gzona”.

Arrest në burg:


1- Ilir Beqaj - Drejtori i SASPAC 
2- Ermal Kurtulaj -   koordinator i projektit EUSAIR 


Arrest në shtëpi:


3- Gazmend Haxhia - Pronari i ‘Landways International’ 
4- Elton Marini - Menaxher futbollistesh  -ortak i shoqërisë private
5- Alfred Nikollaj - drejtori Administrativ i ‘Landways International’
6- Gazmend Haxhia- pronar i ‘Landways International’


Detyrim paraqitje:


6- Bledar Leka 
7- Bjona Zijaj - konsulente financiare 

5 Komente

  1. R
    Rhihana

    SPAK plehera ,mire beni qe e arestoni ,po Kriminelin Non Grata pse nuk e arestoni ,po Mediun pse nuk e arestoni ,po Meten ,Moniken , Noken ,Tabakun me vila ne Lalz te dy keta te fundit ,edhe keta kane bere vjedhje se me rroga nuk justifikojne blerjet e makinave e jo vilat ,

    Përgjigjjuni
    1. i
      ilirian

      Qeveria e kap leprin me qerre mos u merzit...

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qifja

      Po foli Gazi perlyhet gjithe trupi dipllomatik,e OKB e tiranes.

      Përgjigjjuni
      1. N
        No

        Nuk ka nevoje Gazi per dy fatura te qelbura te implikohet.

        Përgjigjjuni
        1. s
          seksi

          mire tia bejne bythqirit me fytyre down

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje