
Arben Kraja, kreu i SPAK thotë se institucioni që ai drejton, heton i pavarur e nuk ndikohet nga presionet e politikës dhe tregon hartën e shpërndarjes së krimit shqiptar nëpër botë.
Në një intervistë ekskluzive për DW, i pyetur se a bën presion politika në punën e SPAK, tha se e rëndësishme është që secili prokuror “ka dosjen përpara, është i pavarur në vendimmarrjen e tij dhe vlerëson vetëm provat që janë administruar”.
Ndërsa pyetjes se a do të ketë politikanë të niveleve të larta që do të shkojnë pas hekurave, Arben Kraja i përgjigjet: ‘E rëndësishme është që struktura është krijuar, është konsoliduar, është në rrugën e duhur dhe forcohet përditë e më shumë. Kështu që në vijimësi do të ketë rezultate’.
Z.Kraja, para pak ditësh ka pasur një operacion të rëndësishëm nga SPAK, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me Byronë Kombëtare të Hetimit. Pati disa urdhër-arreste, disa persona në kërkim, të akuzuar për ngjarje shumë të rënda kriminale, mes tyre dhe emra punonjësish policie dhe avokatësh. Pa dashur të përmend emra dhe raste specifike, sa e lidhur është krimi apo bota e krimit në Shqipëri me njerëz që janë pjesë e gjyqësorit?
Ajo (operacioni “Golden Bullet) ishte një çështje shumë e rëndësishme dhe është një çështje përsëri, sepse vazhdon hetimi dhe duhet të më kuptoni që jemi pak të kufizuar për të dhënë informacion. Megjithatë ajo që mund të them është që kishte një numër të konsiderueshëm vendimesh të miratuara nga gjykata, të cilat kanë konfirmuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, për shumë ngjarje kriminale të ndodhura në vendin tonë në 10 vitet e fundit. Prandaj ne e vlerësojmë shumë të rëndësishme. Pa dyshim që bashkëpunimi me policinë ka qenë shumë i mirë, çështja vazhdon dhe jemi të bindur që do t’i shkojmë deri në fund. Pyetja juaj, nëse ka lidhje të krimit me drejtësinë apo struktura të tjera: nga hetimet tona dalin vazhdimisht lidhje të tilla, sepse kuptohet që gjithmonë krimi mundohet që korruptojë sistemin e drejtësisë për të shpëtuar nga ndjekja penale. Apo mundohet të korruptojë sisteme të pushtetit apo të administratës, për të përfituar diçka në mënyrë të padrejtë. Këto dalin herë pas here në hetime, pa diskutim. Janë edhe të provuara.
Pritshmëria e njerëzve është që të keni rezultate më konkrete. Do të keni në të ardhmen rezultate konkrete?
Nëse flasim në përgjithësi dhe jo vetëm për këtë çështje, rezultatet konkrete janë të vazhdueshme e kanë ardhur gjithmonë në rritje. Struktura është konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme në dy vite e gjysmë aktivitet. Kjo shihet qoftë nga numri i procedimeve të regjistruara, nga numri i vendimeve të dënimit por sidomos nga numri dhe vlera e konsiderueshme e pasurive të konfiskuara që kanë kaluar në favor të shtetit.
Gjatë këtyre dy viteve e gjysmë, cilat kanë qenë sfidat më të mëdha për ju, si drejtues i SPAK?
Sfida më e madhe ka qenë pa diskutim ngritja e strukturës, sepse kemi filluar pothuajse gjithçka nga zero, dhe pritshmëria e publikut, sepse ishin në disproporcion me njëra-tjetrën: Pritshmëri shumë e madhe dhe shumë problematika e shumë punë për ta krijuar strukturën. Megjithatë ekipi ka punuar në mënyrë perfekte, me ato mungesa që kemi pasur, me ata njerëz që kanë qenë, dhe ka ardhur gjithnjë në rritje, më i konsoliduar e duke prodhuar një produkt më cilësor.
Ka kjo strukturë ende mungesa?
Përsëri ka mungesa. Numri i prokurorëve nuk është plotësuar, numri i hetuesve është gjysmë për gjysmë. Por jemi drejt fundit dhe besoj që brenda këtij viti do të konsolidohet plotësisht, nga pikëpamja e numrit të punonjësve.
Z.Kraja, si ka ndryshuar numri i dosjeve dhe rasteve që ju merrni, nëse krahasohet me fillimet e punës së kësaj strukture?
Ne në fillim kemi gjetur një numër shumë të madh dosjesh të trashëguara nga ish-prokuroria e Krimeve të Rënda, të cilat patjetër që duhet t’i nënshtroheshin procedurave përkatëse. Por ka pasur dhe numër vazhdimisht në rritje kallëzimesh, nga individë apo nga struktura të ndryshme. Kuptohet, nisur nga ideja e pritshmërisë nga një strukturë e re që do të funksionojë më mirë se strukturat e mëparshme. Në këtë sens, ka një problematikë me kompetencën, sepse jo çdo gjë që njerëzit kërkojnë është kompetencë e SPAK-ut. Dhe në njëfarë mënyre jemi munduar që t’i japim drejtimin e duhur, duke i sqaruar që duhet të shkojnë në një institucion tjetër apo prokurori tjetër dhe duke u dhënë zgjidhje. Por tendenca është gjithmonë në rritje, qoftë i kallëzimeve që vijnë por edhe i procedimeve që ne regjistrojmë.
Për çfarë denoncojnë më shumë shqiptarët?
Problematika që lidhen me pronat, janë të pafundme. Problematika që lidhen me abuzimet e administratës, me prokurimet publike, dhe pastaj vijnë problematikat që lidhen me krimin e organizuar.
Ju jeni prej shumë vitesh pjesë e gjyqësorit dhe në këto vite keni mbajtur edhe një detyrë të rëndësishme. Mendoni se ka ndryshuar formë krimi i organizuar në Shqipëri? Është bërë më sfidues që ta luftosh?
Krimi i organizuar ka ardhur duke u konsoliduar, patjetër. Sidomos e shohim dhe jashtë vendit aktivizimin e tij. Shohim grupe të strukturuara kriminale, të ndërthurura me grupet kriminale të vendeve të tjera. Pra, ka ardhur duke u konsoliduar, por dhe shteti duhet të konsolidojë goditjen e tij. Në këtë sens, ne jemi munduar të rrisim në mënyrë të vazhdueshme së pari besimin e partnerëve në raport me punën që ne bëjmë, e pastaj të punojmë e të koordinohemi me ta në mënyrë të vazhdueshme. Mund t’iu them që për vitin 2021, krahasuar me 2020-ën, është trefishuar numri i kërkesave për ndihmë juridike që ne kemi nga jashtë apo raportet proceduriale me partnerët ndërkombëtare.
Mund të thoni një shtet me të cilin bashkëpunoni më shumë?
Kemi vendosur kontakte që në fillim me Italinë, pa diskutim, sepse jemi më afër. Kemi kontakte të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. Por bashkëpunojmë me Holandën, me Gjermaninë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Britaninë e Madhe, me Belgjikën. Kemi vendosur kontakte të drejtpërdrejta me EuroJust si dhe me rajonin si Kosovë, Maqedoni e Veriut, Rumani.
Duke qenë se harta është e shtrirë në shumë vende të globit, a ju vjen në ndihmë Byroja Kombëtare e Hetimit në punën tuaj?
Byroja Kombëtare e Hetimit është strukturë e pavarur e jona, që funksionon në varësi të Prokurorit të Posaçëm dhe pa diskutim është struktura kryesore me të cilën ne duam të japim produkte. Por nisur nga procedurat që kishte ligji dhe kohëzgjatja e nevojshme për ngritjen e kësaj strukture, jemi tani në momentin që po trajnohet grupi i dytë i hetuesve dhe besoj në korrik duhet të fillojë punë edhe grupi i dytë, kështu që bëhet i plotë grupi në dispozicion të prokurorëve dhe sigurisht që do të ketë një rritje të produktit dhe cilësisë së punës tonë.
Z.Kraja, ka interes të lartë nga publiku për dosje si inceneratorët, “21 Janari”, “Gërdeci”. Madje për dy të fundit kryeministri i vendit ju ka bërë apel që të hetoni z.Berisha e z.Meta. A ndiheni ju i shantazhuar nga këto apele që bëjnë politikanët? A bën presion politika në punën tuaj të përditshme?
Prokurorët kanë përpara dosjet dhe vlerësojnë provat. Ky është koncepti ligjor dhe këtë bëjmë çdo ditë. Jo vetëm politika, por ne dëgjojmë çdo ditë njerëz që ankohen, që pretendojnë që duhet hetuar ky rast apo ai rast. Janë në kuadrin e atyre informacioneve që vijnë për t’u vlerësuar. Por e rëndësishme është që secili ka dosjen përpara, është i pavarur në vendimmarrjen e tij dhe vlerëson vetëm provat që janë administruar. Për të gjitha rastet që janë nën hetim apo që vazhdon hetimi, ne kemi dhënë herë pas here njoftime publike dhe kur të ketë një zgjidhje përfundimtare ne do të japim përsëri njoftimin zyrtar se çfarë është bërë me atë rast.
Një pyetje e fundit! Mendoni se deri në fund të mandatit tuaj do t’i përmbushni pritshmëritë e shqiptarëve? Do të ketë politikanë të niveleve të larta që do të shkojnë pas hekurave?
Mandati im është i lidhur me një periudhë të caktuar kohore. Por ju po kërkoni që të vlerësohen pritshmëritë e publikut për një periudhë 30-vjeçare dhe mungesat që ka pasur publiku, në një periudhë 2 ose 3-vjeçare. Besoj jemi të ndërgjegjshëm që kjo s’mund të bëhet dot. E rëndësishme është që struktura është krijuar, është konsoliduar, është në rrugën e duhur dhe forcohet përditë e më shumë. Kështu që në vijimësi do të ketë rezultate.
Gjuha e llogjika qe perdor ky Maskara dhe total i paPergjegjeshem per Detyren Vetedijen dhe Kulturen Profesionale te nji ashtuquajturi Jurist eshte Skandaloze madje injoruese per vet Profesionin qe ai padrejtesishte mban . Ky s'ka ne ardhe te pare joasnji Pricip Drejtesie por as Moral e Ndergjegje prej Juristi . - Nji pergjigje e tille qe ky i pafytyre i jep Intervistueses , tregonq arte se Spak qenka kriju jo per te bere Drejtesin e Premtuar edhe nga Ambasadoret Amerikane , e cila paska qen thjeshte Mashtrimi i radhes me popullin shqiptare ,por nji manover per te terhequr ala zvarre Drejtesine ne Shqiperi ,nga Krimi i Organizuar Politike me Baze ne Lalz ku ky Maskara e i Pafytyre i papergjgjshem para ktij populli e Shteti Shkerdhatash , ka Vilen e tij !!!!!!!!!!------- Spak pra nuk do bej Drejtesi deklaron vet dhe hapur Kryekari i Spak Karja ! ---- Pra Spak u krijua me pasuru Sherbetoret e Klanit Kriminal ne Politike dhe me varferu me tej popullin shqiptare . -- Un si qytetare i kerkoj Qeverrise Shqiptare ti kerkoj llogari e para Ambasadores Kim , per Deklaratat e saja dhe Lavderimet e Premtimet mbi kte Organizate Kriminale te quajtur Spak - si Mashtrim dhe mbeshtetje e Politikkaneve Kriminele ne Shqiperi , siedhe menjiher te nxjeri Dekret ose si Formulohet nji Ligj i tille -- qe Nxjerr jashte Ligji kte Organizate Bashibizukesh Sharlatanesh qe u Tallen me shpresen e shqiptareve dhe vet Drejtesine dhe kte Menjiher , madje Spak duhet te Kthej prapsh gjithe Rrogat (5000 €ur) Mujoreshe Taksapaguesite shqiptare .............. ndryshe duhet qe populli te veproje me te njejten monedhe kunder ksaj bande Kriminale te quajtur Spak ti heqi qafe ku ti gjeje sepse kjo eshte e papare ne Bote -Drejtesia thot nuk hetoj un Kriminelet e Tradhetaret e Shqiperise sepse kjo s'qenka ber nga ata qe kan qen para nesh ne Drejtesi !!!!!!!!! O Qeverri Putanash _ c'eshte Kjo Lloj Drejtesie o Funderinat e Njerezimit ???????
Nuk ta ka fajin kraja or mik , por injoranca jote . Te jesh naiv dhe te shkosh pas deklaratave te politikaneve se do bejme kete apo ate se te gjithe do denohen e ksi perrallash , do thote qe sje ne kte bote or mik !!! Edhe dicka , ne demokraci denohesh kur te gjejne fakte dhe prova , jo me deklarata !!! Dhe ne demokraci per fat ze keq kush eshte ne pushtet zor te lere gjurme per tu kapur!!!! Po ti vazhdo me euforine alla Ngjela se “Amerika do ju ktheje shqiptareve gjene e vjedhur” Gjume te embel
shko e hu ne halet e Lalzit tani dhe qetsohu thirr edhe Krajen met'bo shoqni
Prandaj Amerika krijoi SPAK-un . Qe ate pune qe duhej te behej per dy vjet, te mos zgjatej 30 vjet.
Ju keni te drejte . Ky kerkon 30 vjet per te vene parapergjegjesise hajdutet.. kriminelet dhe politikanet qe po shtrydhin popullin. Zoti Kraja hiqe kollaren pervishu punes dhe vere parapergjegjesise politikanet kryesor qe krijojne ,krimin ,bashkpunojne me krimin per te vjedhur ,fshehur pasurite dhe spostim te vemendjes nga veprimet e tyre. Mos u merr me morrat por tregoju vendin peshkaqeneve.
Llogjike idiote: "Por ju po kërkoni që të vlerësohen pritshmëritë e publikut për një periudhë 30-vjeçare dhe mungesat që ka pasur publiku, në një periudhë 2 ose 3-vjeçare. Besoj jemi të ndërgjegjshëm që kjo s’mund të bëhet dot." Cfare lidhje ka pritshmeria e publikut per ato qe kane ndodhur ne 30 vjet dhe pritshmeria per punes tuaj. Sistemi i drejtesis nuk ka funksionuar (ose me mire ekzistuar) gjate ketyre 30 vjeteve te fundit, dhe publiku ka pritur me kot per drejtesi. Tani qe sistemi i drejtesis eshte 'permiresuar' (sipas shume fjaleve) publiku pret qe drejtesis te zbatohet per krimet, padrejtesit qe jane bere gjate 30 viteve. Dhe kjo nuk kerkon 30 vjet te tjera te zgjidhen. SPAK i ka te gjitha mjetet dhe burimet per te hetuar dhe vene para drejtesis cilin do brenda nje kohe relativish te shkurter, 2-3 vjet.
Atehere perse paguhen ala Banda SPAK kru Kryetari i saj e deklaron Hapur se s'bejne Drejtesin e Premtuar dhe se Peshqit Kinez dhe Korean do lihen te lire ne Bregdetitn e Lalzit deri sa te ti mbaroje uji detit . Nji TALLJE e tille nuk eshte bere asnji Populli e nuk njiher ne Historine Boterore te dali Kryetari i X Institucioni qe paguhet per te bere Drejtesi dhe deklaroje : Pse te bejme Ne Drejtesi kur s'i bon ata me pare heeeeeeeeeeeeeeeeeeej ku po jetojme ????????
Maskara,legen!
Zoti Kraja, shqiptaret te kerkojne te merreni me ceshtjet e nxehta, sa per 30 vitet nuk arrini dot ti mbyllni ne mandatin tuaj. Ne duam te ndjejme rezultat tuaja, jo cironkat. Puna juaj nuk ndikohet nga politika thua, po pse u emerove pikerisht ti ne ate vend? Nuk te emeroj politika? Jane kontradiktore Z.Kraja argumenrat qe perdorni per prezantimin e punes tuaj qe paguheni nga taksa paguesit shqiptar dhe besoj se me kushtet ekonomike qe ka vendi paga juaj eshte lluks mbi varverine qe ka pllakosur vendin. Keni te drejte se ju nuk e ndjeni. E njohim praktiken e organeve te drejtesise, qe sejcili ka dosjen perpara qe aq shume i bini ne deklaraten tuaj, por ju e dini qe ndryshon ceshtja nga ceshtja. E ne kete aspekt vleresimi juaj per ceshtjet e nxehta duhet te jete maksimal. Goditja ndaj politikes duhet te jete ne plan te pare. Nuk ekziston pretendimi qe nuk ka kallzim penal, pasi krimet e nivelit me te larte po bejne historine e ketij vendi. Prandaj dhe ju duhet te keni zemer e te mbeteni ne histori si nje prokuror qe di te zbatoj ligjin realisht. Shqiptaret kane nevoje per me shume rezultat, fjalet boshe skane me rendesi.
Kane frike apo jane te paafte apo te dyja bashke keta te SPAK?! Shikon neper Tv njerez budallenj-dinake,injorante - karieriste etj tipa shqiptaresh qe mbrojne veprimet e saliut,mbrojne embargon e naftes,mbrojne firmat piramidale,96-97 ,Gerdecin e 21 Janarin dhe thone se Saliu eshte i pafajshem,s'ka fakte thote vete Saliu! Ka shumicen thone duke bere sikur harrojne se ka mundesi qe edhe Toma dhe LSi kane votuar ne shkoder dhe jo vete demokratet! Konservatorizmi thote Saliu dhe lukunia e hajduteve ulerin njelloj me te njejtin temp! Saliu ka lajthitur por kane lajthitur dhe zagaret qe i vene pas!Ulerijne Gjata dhe Belindi,Tritani, Aldo Bumci o Perendi dhe Ristani, Enno,me dy N sikur ne nuk e dime kush eshte Saliu dhe keta sahan lepirsa! me tej analiste si Tosi,Bushati dhe Shkullaku dhe te tjere qe marrin honorare nen dore nga Saliu! Nuk ka pune gjykata thote Saliu dhe prape lukunia me injorancen e tyre sulmon c'do njeri qe mendon kunder! enno Bozda tha qe nje cift po ndahet dhe thone qe eshte pale komshiu,por ky birbo harron qe komshiu i ka lene gruan me barre! Tani edhe Partite e djathta Europiane kerkojne vendimin e gjykates! Primaret thrret Saliu dhe zgjidhet vete! O Zot vertet Shqiptaret e Saliut jane kaq idiote
Rrogen e merni sa per 30 vjet(dhe kerkoni rritje)kurse punen as per 30 dite.
Mos u mundo t'i besh te tera por te pakten fillo NJË!!! Por ti je I kapur dmth I shitur. Plere.
Bravo VEBIN Kape nje - thote , Po mire e ka kape nje dhe pastaj perpiquni tja gjeni provat !!!!!! Hajde gallate hajde !!!!
Ne fillim gjen provat dhe pastaj e kap kriminelin. Problemi qe po themi eshte se si do ti gjesh provat nqs nuk hap asnje hetim?
Tipike pergjigje idjotesh ballkanike!
Sipas ketij Adriatik Llalles 2 meqe legenat si ai nuk kane bere drejtesi per 30 vjet atehere edhe ky kerkon te 30 vjet kohe te mendohet nese mund te beje ndonje gje. Nderkohe nuk e ka problem fare qe te arrestoje te gjithe te korruptuarit e lidhur me qeverisjen socialiste. Te gjitha krimet e dyshes Berisha-Meta dhe kopese se tyre harrohen dhe as nuk u afrohet fare ti preke. Bravo Z.Rama.Na e le edhe kete mut peshkesh si Ilir Meten president.
Po turp ke ti Arben Kraja i SPAK dhe komshi me krye hajdutet e Shqiptareve? Ç'jane keto pergjigje që jep?Me ke tallesh? Me Shqiptaret që të paguajne miliona çdo muaj?Krahaso rrogen tende me ate që merr nje pensionist. Ju zente haka e Shqiptareve.
Po aman mi vjosa , pse nxefesh mi xhan? Ti po dite gje cap ke zyrat e SPAK dhe thuaje , jo per gje po kshtu e ndihmon edhe Krajen me shoke !! Se edhe ai ska faj nuk shkon dot ne gjyq e te thote para gjykatesit “ prokuroria i arrestoi se gjithe populli e di se ckane bere keta “ Jo ti mi xhan po gjithe gazetat po luajn mendesh miletin . Vodhi ky , vodhi ai , vila ketij , vila atij , te gjithe hajdute , Duhen prova per te denuar edhe hajdut ne qofte !!! Si duket SPAK ose si ka ose po i analizon me kujdes qe te mos behet qesharak si me LLALLEN qe e akuzuan ped krim te organizuar , pef bashkupunim me kriminele , per korrupsion , pef lirim e mbyllje dosjesh ect ect , biles MERUA e pati akuzuar edje se nuk kishte mbaruar fare shkollen e mesme KUPTON TI TANI ?? Se perse u denua besoj e ke lexuar e spo ta them !!!
Per cfare te cosh tek SPAK, ta mbajne mbyllur dhe ta shtyjne? Jane cuar dosje ne SPAk per keta tipat dhe kur u pyeten a jane hapur ndonje ceshtje rreth tyre SPAK tha se nuk ka asnje ceshtje te hapur. Cfare kerkon te bejne me njerzit?
Avash avash e nxorri koken dhe i barazvlefeshmii Llalles ne krye te SPAKUT.Tallje me te madhe se pergjigjia qe jep ky derdimen nuk ka.Me pak fjale na thote.Mos prisni te behet drejtesi ne kete vend per ceshtjet e denoncuara gjate 30 vjeteve.S'ka per tu hapur asnje dosje.Ky do hepe vetem ato dosje e ceshtje qe nuk lidhen me Sali Berishen,Ilir Meten e personat e lidhur me ta.Dhe sinjalin e pare e dha me rastin e sulmit te Saliut ndaj selise se PD-se.Mire dosjet e 30 vjeteve e krimet monstruoze te tij,po sulmin endaj selise se PD-se pse nuk e hetoi ky kulish i Metes e Berishes? Kjo tregon se ky nuk ka ndermend te beje drejtesi ne kete vend.Ka vendosur te marre rrogen qe nuk e ka marre njeri ne kete vend,nga i pari deri tek i fundit dhe te flere mbi ato dosje qe publiku shqiptar ka interes te vecante.Dopjo gjashta tani per tani ka ngelur ne dore te ambasades amerikane ne Tirane.Kurse Edi Rama eshte nxjerre jashte loje nga ky prokuror i kapur nga Ilir Meta e padronet e krimit ne kete vend me fije te dukeshme (si lidhja e tyre me vilat ne Lalez) e te padukeshme?!!!.Neqoftese nuk e shkarkojne e te clirojne SPAKUN nga Arben Kraja jemi te humbur.Do jemi ne meshiren e Metes e te Berishes!
O Arben Llalla, peshku qerohet nga koka; lerini tregtaret e rrobave te perdorura, filloni me Sali Berishen dhe Ilir Meten, pastaj te tjeret ...
Edhe gomari I nasradinit nuk do pelliste keshtu! Po ky kokelopa nuk eshte per te kullotur derratJo me te jete jurist! E shikoni cfare llomotit ,hajvani? E shikoni ju shqiptare se nga kush pritni drejtesi?! Thote Lopa kraja keni pellitur tridhjete vjet nuk ju degjoi njeri, pellitni dhe tre vjet te tjera sa te ngordhi une ,se me mbaron mandati.Hajde prokuror hajde?!?! Ore veshgjati kraja, per te bere drejtesi , per gerdecin ,,per 21 janarin ,nuk ka nevoje as per dosje, flasin nga vari tridhjete te vdekur o trashamak qe dukesh sheshit! Besoj se ne fund te ketij durimi ,shqiptaret do ta blejne vete drejtesine ,duke filluar nga gjiri i lalzit ,tek prokuroret ,gjuqtaret dhe Bandat e politikes per te zhdukur njehere e mire kete brez kusaresh dhe hajdutesh ,qe mos te mbijne me kurre ne kete toke te mallkuar nga zoti. Fundi juaj eshte afer , ndyresirat e kombit qe e bete kete vend te pajetueshem!
Me kujtohet dikur ish Presidenti i Republikes Helene Karolo Papulia e kish rogen diku me Barack Obama , vec Baraku bridhte ne mbare Boten dhe perballej me shume situata kritike , kurse Papulia flinte gjum nat e dit , te me fal qe mora shembull z. Papulia se nuk jeton ….. keshtu dhe ky mjerani per nga pagimi ,nga benefitet i afrohet nivelit te Drejtorit te Byrose se Investigimit FBI , vec nga puna dhe rendimenti , nuk krahasohet as me nje daktilografe , vetem nga kjo nxirni mesime ….. iken 30 vjet , do dhe ky nje periudhe ndermjetesie ose rendimenti 30 vjecar , dhe atehere nese……..keta jan sharlatane , te blere deri ne kock , vec nje gje nuk kuptoj , perse kerkoj qe dikasteri qe drejton te paguhej shum shtrenjt kur dihej qe nuk do vepronte ???????? Kete mund te ma spjegoj dikush ???????????
Franci -- Pergjigja u dha sipas nji kendveshtrimi Realist i Politikave te Pasigurise duke mbajtur te "Burgosur Drejtesine " Monitoruar nga Guverrrnati Shqiperise sepse eshte e qarte duke i Eleminuar Drejtesine Shtetit gelon Krimi e Kaosi ,pakenaqsia me Pushtetet pra nji Kaos i Organizuar mir nga Miqte te Medhenj , qellimi i ktyre Politikave te Kultivimit te shpellarve Kriminele etj si ai - ka qen te berit e Shqiperise per shqiptaret nji vendt te paJetueshem si shqiptare dhe detyrojne ata te Braktisin Shqiperine dhe ne emer te Demokarcise qe na afruan Miqte tane - shqiptaret jan te lire te zgjedhin se Skllav i Kujt Shteti deshirojne te jen dhe per kte ka sigurishte Llotari apo liri Varavingosh ne Europe . Pra Non Gratta ishte Loja Spak ishte nji Pordh e dal nga Goja e Guverrnatit teper e qelbur per Hundet e shqiptareve . Spak eshte nji shpikje Mashtruese e Mikut tone ,nji lloj Kopio Karikature e FBI-se qe vetem rrogat marin njelloj si ata por i sherbejne Gjaprinjeve te Lalzit qe kultivoj Guverrnanca e Nalmadhenise Shba-ve
Ky paska zevendesuar Adriatik Llalen. Sa shume i ngjan. Paste fundin e tij, por ama te arrestohet jo te lihet i lire nga vete organet e drejtedise, qe vec te tilla nuk jane.
Ky mundohet te mbuloj paaftesine apo zbrampsjen per te mos prekur fare keto ceshtje te nxehta. SPAK as nuk i ka hapur si nje fillim ndonje ceshtje te ketyre emrave, le me ti coje ne fund. Mundohet te justifikohet, por ben te njejten gje si Llalla.
Të shkarkohet menjëherë dhe të arrestohet për shpërdorim detyre.
QYPA JENI TE GJITHE OPORTUNIZMI ESHTE VES I SHKODRIANIT VER NE KOMANDE NJE SHKODRAN NE DO TJA BESH GJEMEN VATANIT
ky shkerdhat Kraja duhet arrestuar urgjent per shperdorim detyre Nuk ke cfare pret nga nje hajdut si ky qe ha darken me Salih Berishen dhe Ilir Meten ne gjirin e Lalzit
ky shkerdhat Kraja duhet arrestuar urgjent per shperdorim detyre Nuk ke cfare pret nga nje hajdut si ky qe ha darken me Salih Berishen dhe Ilir Meten ne gjirin e Lalzit
si thote ky? Eshte i kufizuar per te dhene informacion? ahahahahahahahahahahha. Po ato lajme qe dolen nje dite para urdher arresteve apo i nxori Sofika?..ahahahhahahahaha..
Kastile hapen tema te tilla, qe delet mos ngrihen per naften qe neser shkon 2480 leke/litri, ndersa ne Gjermani eshte 2240 leke/litri Bravo ripjellja, futja deri ne gryke deleve mavi she patronazhistave
Delet duhet te ngrihen per cmimin e naftes mbi te cilin nuk ka kurrfare kontrolli as qeveria e Shqiperise, as ajo e Gjermanise por duhet te heshtin per Gerdecin,21 Janarin,bllokun e Metes,pronat e klubit sportiv Partizane e gjithe krimet e familjeve mafioze Berisha-Meta. Ju q.fsha robt kurva anti-shqiptare.
Në shtator do ketë arrestime të bujshme....
Sikur te vije dhe vitin e kujt shtatori do kete arestime te bujshme , nuk do ishte ide e keqe .......
Kraja eshte ky gjarperi me vile ne Lalez. Ne Lalez, aty ku jane mbledh te gjith kriminelt i ka shtrire kembet ky gjarperi i SPAKut.
Pergjigjet e Krajes tregojne qe ai nuk ka ndermend te luftoje krimin, por te shtyje sa me shume kohe ne zyre me rroge te larte dhe privilegje.