
Ka niur aplikimi i gjobave për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit nga ana e Policisë Rrugore.
Kjo masë vjen pas 7 vitesh nga hyrja në fuqi e dispozitave ligjore dhe sipas nenit 188 të Kodit Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë Lekë.
Shumë prej këmbësorëve, me shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, rrezikojnë jo vetëm jetët e tyre, por edhe drejtuesit e automjeteve.
Gerhard Baka, specialist trafiku, Policia Rrugore: Për këmbësorët, të cilët kapërcejnë karrexhatën dhe jo në vendet e përcaktuara, ndëshkohen njëlloj si drejtuesit e mjetëve që nuk i japin përparësi këmbësorit, në kalimet e përcaktuara për këmbësorët.
Pavarësisht se gjobat parashikohen deri në 2 mijë Lekë, policia ka zgjedhur që fillimisht të aplikojë gjoba deri në 1 mijë Lekë, kjo edhe si një masë sensibilizuese.
Gerhard Baka, specialist trafiku, Policia Rrugore: 1 mijë Lekë të reja masa adminstrative për këmbësorin. Deri në likujdimin e masës administrative, i mbajmë kartën e identitetit dhe në momentin që këmbësori paraqet mandatin, i kthehet karta e identitetit.
Sipas INSTAT, këmbësorët janë të dytët për shkakun kryesor të aksidenteve rrugore. Në 16 % të rasteve aksidentet ndodhin për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët./TV Klan
Suniteve u kerkohet ( me gjobe) te behen njerez...... gezuar ramazonin!
Skuterat vella skuterat verini nen kontroll se jemi bere si perendimi larget ne kohen e kuajve. Skuterat jane bere me keq se mushkonjat, nuk ka rruge apo trotuar ku mos te te bezdisin njesoj si deshmitaret e Jehovait
Ata që nuk paguajnë për gjobën, ju meret leja e qarkullimit...................... Po ti ke shoferë që kanë nga 37 gjoba dhe nuk ua mbledh dot.
Denimi me gjoba denimi me i mire qe risjedhe dhe meson ne Jete dhe Edukimin e Rregullave si Evropa.
Denimi me gjoba denimi me i mire qe risjedhe dhe meson ne Jete dhe Edukimin e Rregullave si Evropa.