Paditi privatizimin e pronave të ushtrisë, Meçollari flet pas daljes nga SPAK

9 Mars 2023, 15:37Kronika TEMA

Paditi privatizimin e pronave të ushtrisë, Meçollari flet pas

Ish-zëvendëskomandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari zbuloi gjatë një deklarate për mediat arsyet pse ai ishte thirrur në SPAK këtë të enjte.

Meçollari bëri me dije se ai u pyet në cilësinë e personit që kishte bërë kallëzimin mbi tjetërsimim e bazës detare në qytetin e Sarandës.


Meçollari theksoi se ka besim se SPAK do t’i shkojë deri në fund çështjeve së tjetërsimit të pronave të ushtrisë.

“U pyeta ne cilësinë e kallëzuesit për bazën detare të Sarandës, ku privatit i është dhënë çdo centimetër pa lën asgjë për ushtrinë.

I kam akuzuar për shpërdorim detyre. Kam besim te SPAK. Po mos të kisha besim, s’do e bëja kallëzimin”, tha ai.

Lini një Përgjigje