Ku është Ervis Martinaj? E (vërteta) e gazetarëve dhe heshtja e policisë!

8 Mars 2023, 18:18Kronika TEMA

Ku është Ervis Martinaj? E (vërteta) e gazetarëve dhe

Mbrëmjen e djeshme  gazetarja Klodiana Lala ka zbulur së fundmi një mesazh që hedh dritë në një nga pistat mbi misterin që ka mbuluar fatin e të zhdukurit të shumëkërkuar, Ervis Martinaj.

E ftuar në “A Show”, Lala tha se i kanë dërguar një mesazh në të cilin i kanë treguar se Martinaj është mbajtur peng në një rezosrt në Kolumbi.

Ajo tha gjithashtu se fjala e fundit u takon autoriteteve dhe se nuk mund të tregonte më shumë detaje, pasi gjithçka që del nga goja e saj, duhet të jetë e bazuar në prova.

"Nëse them është gjallë, duhet ta provoj. Nëse është i vdekur, duhet ta provoj. Njëri më dërgonte mesazh me numër nga Kolumbia se fati është kështu, se është mbajtur në këtë resort, se ka ndodhur kjo, por nuk mund të jap më shumë detaje, janë autoritetet që duhet ta thonë fjalën e tyre të fundit,”- u shpreh Lala.

Por reagimet e gazetarëve të njohur të kronikës, për shkak të informacioneve që u vijnë ka një kakofoni të lajmeve që prodhojnë.

Aq sa duket sikur po humbet interesi për këtë personazh të rëndësishëm të botës së ‘errët’i cili kishte lidhje me krimin, kumarin, sportin, biznesin dhe politikën.

Por le ti marrim disa nga reagimet e gazetarëve të kronikës duke nisur nga Artan Hoxha, Elton Qyno, Poli Hoxha deri te Anila Hoxha.

Nga reagimet e tyre kemi një paqartësi mbi të vërtetën e fatit të ‘mbretit të kumarit’po aq më të mistershëm e bën policia e shteti që bën aksione në banesat e biznesmenit Martinaj, duke e parë se ai nuk ndodhet aty. Por pse ende nuk kemi një reagim zyrtar nga policia e shteti edhe pse , kryeministri Rama e dha si një detyrë pimare.

“Një përgjigje e kemi pak a shumë që sot, por që Policia e Shtetit duhet të flasë me prova dhe shumë shpejt do ta kemi”.

Kjo ishte përgjigja e kryeministrit Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit online pasi u pyet nga gazetarët për fatin e Ervis Martinajt, i cili është denoncuar nga familjarët që prej 8 gushtit. Pse kjo përgjigje po vonohe ende nga institucionet ligjzbatuese në Shqipëri.

Kujtojmë se Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit., ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles.

Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë, alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë detaj nga hetimet.

Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar.

Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version dhe i vetmi që ndodhet në burg është Jeton Lami, një ish-efektiv që i kishte shërbyer si troprojë e shofer.(Voxnews.al)

2 Komente

  1. S
    Smiro

    Ku ishim hicgjekundi., Cfare beme, hicgjesendi. Keshtu edhe ky shkrimi., Shkruaj e shkruaj e na hengri munë ne fund. Te pakten kap klikime apo jo Mero? Se per ato jeton ne fund te fundit!

    Përgjigjjuni
    1. T
      TURI EMIGR

      ESHTE HERA E PARE QE E DEGJOJ KETE GAZETARETE FLASE KAQ E REZERVUAR SE PERHERE KA BERE GARE ME TAN HOXHE KUSH TE JEPTE LAJME SA METE BUJSHME ME SHPREHJEN E FAMSHME ( SIPAS INFORMACIONIT QE KAM UNE ) DUKE NA SERVIRUR KUMBULLA PER SHALQI E GOMARLLIQE TE TJERA PA PYETUR PER RUAJTJEN SEKRETIT TE HETIMIT. CKA NDODHUR .???

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje