E rëndë në Fier, 33-vjeçarja plagos me thikë bashkëjetuesin

8 Mars 2023, 14:41Kronika TEMA

E rëndë në Fier, 33-vjeçarja plagos me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Fier  në lagjen Liri në Fier.

Një grua 33 vjeçare nënë e 3 fëmijëve ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj, 33 vjeç me inicialet A.J.

Në vendngjarje ka shkuar policia qe ka arrestuar gruan ndërsa i lënduari ka shkuar ne spital jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen A. A., 32 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesën e saj, ka goditur me mjet prerës(thikë), bashkëjetuesin, shtetasin A. J., 32 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje””, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje