Humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit, Zamira Durda: Kërkoj drejtësi! Fatmir Mediu të akuzohet për vrasje

8 Mars 2023, 13:38Kronika TEMA

Humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit, Zamira Durda: Kërkoj

Seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit është shtyrë për në datën 23 mars, në orën 14:00.

Zamira Durda, e cila humbi të birin 7-vjeçar në tragjedinë e vitit 2008 dhe ka kallëzuar Mediun,u shpreh se akuza ndaj tij për shpërdorim detyre nuk është e mjaftueshme.

“Thjesht kërkoj drejtësi, të vendoset drejtësia dhe të më japë një përgjigje, pse Erisoni nuk jeton? Kaq kam kërkuar.

Për mua nuk është akuzë e mjaftueshme, e kam thënë edhe herë të tjera, shpërdorim detyre, me pasojë vrasjen e një apo më shumë personave, këtu duhet të vazhdojë.

Gjithses, do ta pranoj. Kam 15 vjet, thjesht dua një përgjigje, pse Erisoni nuk jeton më?”, theksoi ajo.

Ndërsa, avokati Dorian Matlija nënvizoi se fakti që çështja po shqyrtohet, është diçka  pozitive.

“Jemi në një epokë tjetër ku çështjet mund të gjykohen. Kjo është pjesa më e rëndësishme për momentin.

Pastaj, sesi do zhvillohet procesi, nëse do na ngrihet apo ulet besimi te drejtësia, do shohim vijimin e procesit. I gjithë hetimi është pjesë sekrete dhe prokurorët nuk e kanë ndarë informacionin”, deklaroi avokati.

2 Komente

  1. G
    Gaxurri

    Ne kodin penal te Republikes se Shqiperise nuk ekziston dispozita qe parashikon "Vrasjen duke shperdoruar detyren". Legjislatori e ka hartuar kodin penal per te mbrojtur veten ne radhe te pare, dhe per tja futur popullit ne radhe te dyte.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berti

      Po i dashur, por ekziston veprat penale të kryera nga organizata kriminale, përfshirë vrasjen, vjedhjen, terrorin, etj. Këta Sarhoshet e Salimenit I kanë konsumuar veprat penale si pjesë e organizatës kriminale. Veç shiko për çfarë hetohen dhe akuzohen? Një mal me barbarira.... Ka të drejtë zonja Durda.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje