Policia e Vlorës, pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, ku është grabitur duke thyer xhamin e makinës një çifti italian dhe i janë vjedhur, së bashku me çantën, një vlerë prej 2500 eurosh, është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.
Pasi e kanë ndjekur gjatë gjithë ditës, autori i dyshuar ka vërejtur se po e ndiqnin dhe ka lënë makinën që lëvizte dhe ka tentuar të iki me vrap.
Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij.
Sipas informacioneve, i ndaluari është rreth 35 vjeç dhe ka dalë nga burgu para 10 ditësh, duke përfituar nga amnistia.
Amnistia e Ulsit
Vesi vjedhjes nuk hiqet kure,eshte njelloj si gunga qe vetem vari e regullon.Per mua hajdutet e shtepive,xhepistat e te ngjashmit te tyre nuk duhet ti zer amnistia po ta bejne burgun koker me koker,se e sigurt qe 90% e xhepistave i ke prap te vendi brenda 3 mujorit.
Kot nuk thone BISHTI I QENIT BISHT QENI MBETET.....Eshte gabim shume i madh qe u liruan nga burgu hajdutet dhe shperndaresit e droges sepse nuk ndryshojne....
Vesi del me shpirtin! Ju shker….. fsha amnistine!
Nuk rri qe i pa ngrene m.
No comment! Ky duhet te shkoje vet ne burg
Nuk thuhet ne shqip grabitur duke i thyer xhamin e makines dhe vjedhur canta. Grabitje eshte kur nje personi nen kercenim fizik ose psiqik me arme ose me dhune i merret ajo qe ai eshte ne pronesi te tij.Gjithmone kur viktima eshte e pranishme. Kur thyhet xhami i makines ose edhe dera e shtepise pa ushtruar dhune tek personi ose pa pranine e pronarit vepra eshte vjedhje. Vetem si keshille gazetarit qe shkruan kronika krimi eshe mire te kryeje nje kurs elementar ne juridik. Edhe nje ne gjuhen shqipe qe po bastardohet nga media.
Gjiha shqipe po masakrohet nga pseudo vipat e pseudo analistat . Krimi më I madh që po I bëjn të ardhmes . Më shqip shkruaj gazetRët e Kosovës se kta gjasme gazekarët e modernizuar. turp