"Para se të shkoni tek Azemi, ngjituni pak më lartë tek shtëpia e Kostës, njeriut që na tregoi kush ishte Berisha dhe që mori shumë sekrete me vete"

13 Shtator 2022, 09:52Kronika TEMA

"Para se të shkoni tek Azemi, ngjituni pak më lartë tek

'Vrasja e Azem Hajdarit mbulon një tjetër ngjarje të rëndë'. Kështu e ka cilësuar gazetari Artan Hoxha, misterin e vdekjes së biznesmenit, Kosta Trebicka. Sipas gazetarit Hoxha, biznesmeni Kosta Trebicka meriton të nderohet, si dëshmori që denoncoi korrupsionin qeveritaro-politik.

Biznesmeni Trebicka ishte njeriu që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjes së tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.

'Deshmitari kyç i skandalit të Gërdecit, njeriu që denoncoi korrupsionin qeveritar. Që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjes së tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.

Si sot 14 vite me parë, kufoma e Kosta Trebickes u gjet e hedhur në një rrugë rurale në periferi të Voskopojës, në rrethana që nuk u hetuan kurrë në mënyrë shterruese.

Njeriu që tentoi të luante “të penduarin”, pasi kishte qenë dhe vetë, pjesë e trafikut të municioneve të Ushtrisë Shqiptare, heshti për gjithmonë, duke marrë me vete gjithë sekretet që ne ndoshta nuk do ti mesojmë kurrë,' shkruan gazetari Artan Hoxha.

Postimi i gazetarit Artan Hoxha:

Ç’do 12 shtator, vrasja e Azem Hajdarit mbulon me heshtje dhe harrese, nje tjeter ngjarje jo me pak te rende.

Me 12 shtator 2008, 10 vite pas vrasjes se Hajdarit, humbi jetën (u vra) në rrethana misterioze Kosta Trebicka, biznesmeni që bëri ripaketimin e municioneve prodhim kinez të Ushtrisë Shqiptare, të cilat iu shitën ushtrisë

Afgane nëpërmjet një tenderi prej 300 milionë dollarësh të Pentagonit. Për të gjithë ata politikanë, që do ta marrin mundimin sot të vizitojnë banesën e Azem Hajdarit, taksirat e kanë të ngjiten edhe nja 70-80 metra më lartë, ku ndodhet banesa e Kosta Trebickës.

Deshmitari kyç i skandalit të Gërdecit, njeriu që denoncoi korrupsionin qeveritar. Që tregoi lidhjen kriminale të qeverisë Berisha, familjes së tij, institucioneve shtetërore dhe një grupi biznesmenësh klientë të preferuar.

Si sot 14 vite me parë, kufoma e Kosta Trebickes u gjet e hedhur në një rrugë rurale në periferi të Voskopojës, në rrethana që nuk u hetuan kurrë në mënyrë shterruese.

Njeriu që tentoi të luante “të penduarin”, pasi kishte qenë dhe vetë, pjesë e trafikut të municioneve të Ushtrisë Shqiptare, heshti për gjithmonë, duke marrë me vete gjithë sekretet që ne ndoshta nuk do ti mesojmë kurrë.

Por edhe me aq sa bëri, Kosta Trebicka meriton të kujtohet dhe të nderohet sot, për kurajon që pati në ekspozimin e korrupsionit qeveritaro-politik. Korrupsion kriminal, i cili u kushtoi jetën 26 shqiptarëve të pafajshëm, dhe rrafshoi nga faqja e dheut qindra e mijëra banesa afër vendit të shpërthimit….

Në të vërtetë, Kosta Trebicka është viktima e 27 e tragjedisë së Gërdecit, të cilin nuk e vrau shpërthimi i madh i barutit në depot e demontimit, por e vrau shpërthimi i skandalit të madh të qeverisë Berisha…

Sot është fiks dita për të kujtuar ata që thanë të vërtetën.

Sot eshte fiks dita, për të mos i harruar kurrë, ata që e varrosën të vërtetën…

Sot eshte dita, per tua plasur surratit atyre, qe kur ishin ne opozite premtuan se do ta zbardhnin te verteten….

Kush ishte Kosta Trebicka:

Kosta Trebicka lindi në Korçë, por pas marrjes së nështetësisë amerikane ai jetonte në SHBA.
Biznesmeni Kosta Trebicka u bë i njohur për publikun kur denoncoi në media aferën korruptive mes kompanisë AEY dhe MEICO-s për tregtinë e armëve. Denoncimi i tij mbi këtë aferë u bë në tv NEWS24, disa ditë pas shpërthimit të fabrikës së demontimit Alba Demil në Gërdec më 15 mars 2008.

Trebicka zbardhi para kamerave të NEWS 24 skemën e aferës me armët e ushtrisë shqiptare dhe sasinë e parave që supozohet se kanë përftuar personat e implikuar në këtë aferë.

Sipas asaj që ai vetë ka rrëfyer, në vitin 2007, është kontraktuar nga kompania amerikane AEY, e cila drejtohej nga 22-vjeçari Efraim Diveroli për të bërë paketimin e municionit. Por gjatë fazës së parë të punës, Trebicka mësoi se futja në skenë e kompanisë "EVDIN" me administrator Henri Tomein kishte shkaktuar dyfishimin e çmimit, fakt të cilin ia bën me dije Diverolit.

Pas këtij momenti, Trebicka i është shmangur nga zbatimi i kontratës, proces pune të cilën MEICO "ia dhuroi" Delijorgjit, duke bindur edhe pronarin e AEY-së. Historia bëhet edhe më e rëndë, kur Diveroli vjen në Shqipëri për të negociuar një çmim të dytë e kur në një takim të fshehtë me Pinarin, Delijorgjin dhe një djalë të moshës 27-30-vjeç. "Kjo punë ka shkuar shumë larg, tek djali i kryeministrit", - thotë Diveroli në bisedën e përgjuar nga Trebicka, (të bërë publike nga vetë ky i fundit për mediat shqiptare), duke i pohuar se djalin e panjohur ia kishin prezantuar si Shkëlzen Berisha.

Trebickës asokohe i janë marrë dëshmi edhe nga Prokuroria Shqiptare. Ai ka pohuar për hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme se MEICO kishte si qëllim të sabotonte furnizimin e AEY, pasi tregtia e skrapit ishte më fitimprurëse. Investigimi i gazetës prestigjoze, "The New York Times" nxorri në sipërfaqe gjithashtu skandalin me fishekët shqiptarë, një pjesë e të cilëve ishin shumë të vjetër dhe jashtë standardit. Gazeta prestigjoze i referohej trenskriptit të bisedës që u rregjistrua me celularin e Kosta Trebickës.

13 Komente

  1. S
    Skerdilajd

    Na e ke thene njehere ne shtator 2021 kete gjene

    Përgjigjjuni
    1. k
      kombinati

      respekt për këtë njeri,guxoi dhe tha të vërtetën...keqardhje që e pagoi me jet

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dakord

        Çfare respekti more??? Ai ishte pale e krimit, thjesht kriminele qe vriten kur ju prishen pazaret. Po te ishte d3noncues i korrupsionit do kishte lene fakte dhe prova. Luajti bllofin ne publik pa dhene asnje prove dhe e pagoi me jete si te gjithe kriminelet qe vriten rrugeve

        Përgjigjjuni
      2. L
        Loku

        Po hetimin qe e bene aleatet tane strategjik dhe e nxoren aksident pse nuk thu no nje fjale?

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kujt i intereson e verteta sot ne kte Bote Mashtru

          Loku , nuk e urdheruan Aleatet vrasjen e Treebickes ,mos aludoni kot . Ata thjeshte e mbuluan te verteten . Kush e do te verteten sot ,me shume se Miljardat qe nxoren nga deput Shqiptare . Miljarda te cilat si edhe i ndjeri Kosta deklaronte ,nuk shkojne ne Arken e Shtetit per popullin e vet por ne Xhepat e te Pangopurve Bosave te Trafiqkut nderkombetare .

          Përgjigjjuni
        2. a
          alfa

          pyetni ameriken per sekretet e kostes

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luli

            Trebicka tregoi pranine e qeveria ne nje biznes kriminal. Po si ndodh rendom ne ato biznese, i forti e ha me te dobtin.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bardha

              Nuk ka njeri ne Shqiperi qe nuk e di vetem drejtesia nuk ka haberr,kurse ky toci gazetare na shpifi me muhabete kafenesh qe sikur i dine ky dhe jo tjeter kush,ky del tani me qe tha ai merhumi i spakut se po’ hetojme gerdecin

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dardan

                Kreu i SPAK-ut, Arben Llalla deklaroi se per Gerdecin po hetohet Sali Berisha, kunder te cilit nuk ka asnje prove dhe nuk i perfilli 38 akuzat publike per kryekriminelin dhe kryehajdutin e Shqiperise.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  perse nuk Arreston Aleati jon Non Gratten ?

                  salih berisha dhe mbanda e tij e shpelles Brecan me zagaret e tij , ekzekutuan Kosta trebicken per llogari te padroneve qe vidhnin Pasurine e Ushtrise e popullit Shqiptare per te ndertuar Vilat e jeten lluksoze .Perse nuk Arrestohet saleh hamuti brrisdha ala sot ? Kte e dijne te gjithe se ai e vrau . Kosta nji nder Biznesmenet me Korrekte ne Shqiperi dhe nji Atdhetare i guximshem qe mjerishte Bosi urdheroj kafshet e shpelles ta eleminonin . Jeta sot ,nuk vlen per Padronet e ksaj Bote asnji $ Non Gratta eshte nji Nofke Manipuluese asnji ndenshkim bere Kryekriminelit te shpelles demokratike saleh brrisha . Kush urdheroj vrasjen , vulosi "vetvrasjen " Rrofte Demokracia e Krimineleve dhe Trafikaneteve Mafiozeve Politikane

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drejtesia e munguar

                    Trebicka,ishte po aq fajtor ne historine e Gerdecit.Ai foli kur gjema ishte bere dhe ai per te lare m.tin me sh..e beri denancimin qe i hengri koken."Aleatet tane"ishin pjese e atij korrupsioni dhe nuk ishin te interesuar per te nxierr te verteten.Per te dy te vraret ne 12-shtator duhet thene se jane akuzuar per trafik armesh e per korrupsion.Natyrisht njerin e kemi vendosur ne balle si deshmor e tjetrit nuk i dihet vari.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Loro Cini

                      Spaku i mbulon te gjitha krimet e ketij rangu Te gjitha cfare shkruhet eshte vetem tymnaje! Edhe non graten keto do ta mbulojne!????

                      Përgjigjjuni
                      1. Roberto

                        Qe Kosta eshte vrare nga dora e krimit te Berishes kjo as diskutohet. Eshte 1000% e vertete por duke qene ne krye te shtetit dhe duke patur ne dore cdo gje Ai manipuloi te gjitha llojet e hetimeve. Edhe "eksperti" amerikan qe u ftua per"hetim" "nuk gjeti" asnje prove per vrasje por e quajti "aksident" Te gjithe qe "deshmuan" per kete ngjarje ishin te manipuluar ndersa persa i perket Kostes si person,nese ai ishte perfshire ne kondrabande fishekesh nuk eshte e vertete sepse ai kishte per detyre vetem paketimin e tyre pasi dispononte nje fabrike letre-kartoni ne Elbasan dhe normal kur dikujt i preket biznesi dhe kete ja heqin atij per tja dhene dikujt tjeter kushdo qofte do reagonte por ky reagim i hengri koken pasi Berisha nuk do lejonte kurre qe te implikohej djali i tij,qeveria qe ai drejtonte dhe vete ai. Ne kete mesele u perfshine dy shtete dhe problemi ishte shume delikat prandaj dhe nje perfundim i tille tregon nje dakortesi ne heshtje te te gjitha paleve. Zoti ta befte drite atje ku je Kosta. Zoti marte hak.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje