SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për anëtaren e KPK, Etleda Çiftja; Akuzohet për deklarim të rremë pasurie dhe falsifikim kontratash

12 Shtator 2022, 12:30Kronika TEMA

SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për anëtaren e KPK, Etleda

SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg, të konvertuar me shërbim prove 2 vite për anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja. 

Akuzat që rëndojnë mbi Çiftjan janë “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi. 

Ndërsa vijon të japë vendime si trupë gjykuese e KPK, SPAK ka kërkuar pezullimin e saj nga detyra pasi konsiderohet përgjegjëse për falsifikim.

Ajo akuzohet se falsifikoi 2 kontrata dhe mashtroi bankën dhe ILDKPI me deklarata të rreme pasurie. 

Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. 

Çiftja është anëtarja e trete që është vënë nën hetim nga SPAK. 

Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie, por dhe me disa shuma parash.

2 Komente

  1. V
    Vetting - nje deshtim i suksesshem

    Dmth ne presim nga segmentet, por segmentet bien vete brenda --- batute e huazuar nga nje skeç humoristik i fund viteve 90 por qe per ironi pershkruan qarte farsen e madhe te gjoja vettingut alla shqiptar, ku mashtruesi dhe falsifikatori do beje spastrimin e sistemit te drejtesise. Eshte rast i perseritur qe edhe njehere provon qe vetting ka deshtuar me sukses, fakt ky qe perforcohet edhe me rastin e rezufimit te Maqedonise per te aplikuar vettingun sipas modelit shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Më kritikonin kur thoja se këta janë të gjithë për gijotinë. Mbetem i idesë se janë për gijotinë dhe sekuestrim.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje