
Ka marrë fund arratia e një shqiptari të dënuar me 30 vite burg për trafik droge në Turqi. Duke u përpjekur që t'i shmangej dënimit dhe për të gjetur një mënyrë të fshehtë për t'u kthyer në atdheun e tij, ai ishte arratisur nga shteti turk drejt Greqisë.
Lajmi është bërë i ditur sot nga mediat greke, ndërsa nuk e kanë identifikuar shqiptarin me emër. Sipas tyre bëhet fjalë për një person me precedentë të theksuar kriminale, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Shqiptari i arratisur u vu në pranga dhe u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Janinës ,e cila ka urdhëruar qëndrimin e tij në paraburgim dhe tashmë ka nisur procedura për ekstradimin e tij në vendin që e kërkon.
Lini një Përgjigje