SHBA dënon sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS: Po mbështesim Shqipërinë të hetojë

11 Shtator 2022, 09:00Kronika TEMA

SHBA dënon sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS: Po mbështesim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, përmes një postimi në Twitter deklaron se po mbështet Shqipërinë në përpjekjen për të kthyer në normalitet sistemin.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur pasojat e sulmit dhe të rikuperojë sistemin.”

Sistemi TIMS në vendin tonë ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit që prej të premtes në mbrëmje. Sulmi kibernetik shkaktoi radhë në të gjitha pikat kufitare në vend, ndërsa regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve të qytetarëve dhe mjeteve po bëhet me regjistër me shkrim.

 

2 Komente

  1. A
    Askushi

    Keto sulme te felliqura i kemi dhurate nga e dashura AMERIKE

    Përgjigjjuni
    1. G
      God bless Amerika!

      Te q...Amerika gruan dhe motren

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje