
Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka vijuar takimet me strukturat qendrore dhe vendore për njohjen e efektivëve me objektivat që ka Drejtori i Përgjithshëm, si dhe adresimin e problematikave dhe detyrave, me qëllim ndryshimin e menjëhershëm të situatës.
Gjatë takimit me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar përgjegjshmëri, profesionalizëm, produktivitet, ndryshim të metodologjisë së punës së drejtuesve të strukturave policore duke filluar nga drejtori dhe deri te shefat e seksioneve.
Në vijim, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar përmirësim të menjëhershëm të cilësisë së rezultateve të seksioneve për Hetimin e Krimit Ekonomik, për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe të atij për Krimet e Rënda.
Drejtori i Përgjithshëm porositi: “Punoni në bazë të informacioneve, bashkëpunoni me qytetarët, me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe godisni aty ku është problemi. Luftoni krimin e organizuar dhe çdo paligjshmëri tjetër që konstatohet në terren.
Lokalizoni dhe kapni personat në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri ose lëndë narkotike.
Monitoroni dhe mbani nën kontroll personat me tendencë kriminale në fushat e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.
Është bërë një punë e mirë parandaluese në terren, për uljen e kultivimit të bimëve narkotike në territorin e qarkut Durrës, por duhet bërë më shumë për të luftuar tentativat e kultivimit në ambiente të mbyllura.
Shërbimet e Policisë në terren duhet të rritin performancën në drejtim të komunikimit me qytetarët apo të ndjekjes dhe zgjidhjes së problematikave që kanë apo adresojnë qytetarët.
Shefat e sektorëve të kontrollojnë dhe të instruktojnë strukturat përkatëse në varësi.”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi nga strukturat e DVKM Durrës që të rritet autoriteti, roli dhe forca parandaluese e goditëse e Policisë Kufitare në port. Të luftohen krimet ndërkufitare, duke bashkëpunuar me strukturat e Policisë vendore dhe autoritetet doganore.
Takimet do të vijojnë, me të gjitha strukturat e Policisë në mbarë vendin.
lere e paska dhje fare .e paska rrumbullakos ne 100 dite.po vere 102.
Hahha sa për të qeshur dhe për të qarë. Rilindsave nuk ju dolen 3650 ditë (dmth 10 vjet). Do ta sistemojnë situatën me fushata 100 ditëshe tani. Thua se janë në fillim të pushtetit. Komplet show i rradhës. Për ti dhënë oksigjen vetes dhe për të vonuar mbytjen e "anijes" Rilindje që e.ka marrë dishezën. Boji t'fala Saleh-ut dhe Likes Edo... (Përditë e më tepër thekson tiparet e fshehura, se në fakt ti je njëlloj si ata).
Drejtorin e Tiranes e shkarkove apo akoma se nese shkarkohet robi qe sponsorizoi emerimin kerkon eurot mbrapsh?
Gabim i madh .....punet efikase dhe me rezultate pozitive nuk maten me limite kohe , por me pune , perpjekje dhe rezultate te vazhdueshme .....cdo me thene afat 100 dit ???? nese hariti rezultatin ne 100 dit , dhe u krijua nje rast jo pozitiv ne diten e 101 ??? Nuk eshte bere puna ??? Kryeministri ka idete e tije dhe menyren se si ai e shikon te behet puna , vec shifet pak si jo metodike demokrtike por si nje paralajmerim brutal qe i perdornin mbreterit ne lashtesi .....nejse