Aksidenti mijëra eurosh, shqiptari përplas me Ferrarin e tij 4 makina të parkuara në mes të Romës

10 Shtator 2022, 19:09Kronika TEMA

Aksidenti mijëra eurosh, shqiptari përplas me Ferrarin e tij 4 makina

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Romë të Italisë, me protagonist një shqiptar, i cili ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës së tij, tip "Ferrari" duke u përplasur me 4 mjete të tjera, të cilat ishin të parkuara.

Mediat italiane raportojnë se makina luksoze ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme të saj. Dëmet përllogariten në mijëra euro. Aksidenti ka ndodhur para syve të shumë kalimtarëve, të cilët kanë ndaluar për të parë makinën e shtrenjtë.

Shqiptari nuk mundi të rimerrte dot kontrollin e Ferrarit për të shmangur goditjen, kështu që pjesa e përparme në anën e majtë  të makinës u dëmtua. Po ashtu dëmtime pësuan edhe 4 makinat e tjera.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia mori në pyetje shqiptarin me qëllim zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

3 Komente

  1. E
    Enzo ferrari

    Ferrari do BOLE jo koqe kandari

    Përgjigjjuni
    1. S
      Suksese te metejshme

      Na plasi k...I!!! Shqiptarët kanë Ferrari, plehrat dhe kriminelët. Një biznesmen nuk do blinte Ferrari por do bënte punë e blinte një makinë të mirë por jo për pordhë....

      Përgjigjjuni
      1. M
        Momqirsi Lon lushnjarit eeee

        Ky Loni nga Lushnja, kujtoi se Ferrari eshte si karroca e Sofos me dy qé. Na re Loni ku vete re?! Bam Loni maqinave te tjera. Mos ja vini re se nuk gjente dot ku ishin frenat eee nuk e ndalte dot.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje