
Pas sulmit kibernetik, në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit është rikthyer sistemi TIMS.
Sistemi është rikthyer edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës por jo në atë të Qafë Thanës.
Sipas informacioneve nga Autoritetet Doganore bëhet e ditur se aktualisht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka sistem, por është i ngadaltë.
Sulmi erdhi dy ditë pasi qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Iranit duke dëbuar përfaqësinë diplomatike që ndodhej në Shqipëri, si përgjigje ndaj sulmit kibernetik më 15 Korrik
Lini një Përgjigje