
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj tha se nëse hakerat sulmojnë përsëri sistemin TIMS në aeroportin e Rinasit, do ketë maksimalisht 7 herë më pak kapacitete.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Et’hemaj sqaroi se kjo do të thotë që në kontrollin e pasaportave, njerëzit do vonohen 7 herë më shumë dhe do të kenë 7 herë më shumë mundësi që ata të humbasin fluturimin.
“Çdo lloj aktiviteti që kryejmë, e kryejmë me pyetjen çfarë ndodh nëse? Çfarë ndodh nëse hakerat sulmojnë përsëri sistemin TIMS, çfarë ndodh nëse sistemi i aeroportit hakërohet. Nëse hakerat sulmojnë sërish sistemin TIMS, kapaciteti do bjerë, 7 herë, 5 herë apo 3 herë, kjo varet sesa është sulmi. Por them, maksimalisht 7 herë më pak kapacitete. Kjo do të thotë që në kontrollin e pasaportave, do i vonojmë njerëzit 7 herë më shumë.
Vonimi 7 herë më shumë tregon që ka 7 herë më shumë mundësi që ata të humbasin avionin. Si zgjidhet kjo? Duke njoftuar në kohë njerëzit që të vijnë në aeroport më shpejt. Të gjitha sistemet janë me plan manual. Tani po i afrohemi implementimit të plotë të sistemit të check in-it online. Nëse bie sistemi i aeroportit, impakti do jetë minimal”, deklaroi Et’hemaj./ Euronews.al
Shume problem do ishte per funksionimin e duhur te Republikes Banane, Shqiperi. = Nuk do regjistrohen fundjavat per kafe jashte shtetit te Edi Rames apo klyshve te tij....thjesht nje mendim....
Po ti Kaleco ktu gdhihesh e ngrysesh ? Nuk ke nonje pune shpie apo biznesi me bo ? Apo je milioner ? Shko luj golf me Trump se do te shpifet kanceri nga mllefi qe ke. Do ikesh per dhjam qeni.
Po ju tani i kujtoni hakersave(ne fakt ata e dine)se c'pasoja do kemi ne sistemin TIMS?? Nuk rrini dot pa folur ju??? Ne vend qe te perforconi sistemin per ti bere balle sulmeve te tilla na tregoni se c'mund te ndodhe???? Ore hiqni dore nga shpjegimet dhe konkluzionet se c'do ndodhe dhe hapni syte se keni armikun brenda qe dekonspiron fjalekalimet apo ndonje te dhene tjeter per llogari te tyre.Keto shikoni dhe lerini hamendjet.