TIMS rikthehet në portin e Durrësit dhe në 2 dogana: Një pikë kufitare vijon punën me regjistra

11 Shtator 2022, 19:26Kronika TEMA

TIMS rikthehet në portin e Durrësit dhe në 2 dogana: Një

Sistemi TIMS në portin e Durrësit, doganat e Tushemishtit dhe Goricës ka filluar të funksionojë normalisht, pas një sulmi kibernetik nga Irani. Kjo krijoi radhë të gjatë dhe padyshim ankth dhe frikë se çfarë po ndodhte me të dhënat e shqiptarëve.

Në të dyja doganat ka nisur elektronikisht hedhja e të dhënave të pasagjerëve, ndërsa në doganën e Bllatës vijon regjistrimi manual.

Më herët u kthye në punë edhe sistemi TIMS në doganën e Qafë-Thanës.

Mirëpo jo në të gjitha doganat është kthyer normaliteti. Mësohet se në Doganën e Bllatës vijon puna me regjistrim me dorë, pasi sistemi është ende jashtë funksionit.

Lini një Përgjigje