Paralajmërimi i fortë i SPAK: Burg kush publikon dëshmitë tronditëse të Dumanit

16 Qershor 2022, 14:05Kronika TEMA

Paralajmërimi i fortë i SPAK: Burg kush publikon dëshmitë

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka firmosur urdhrin që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj tashmë të penduar të drejtësisë.

Dëshmi të shumta të Dumanit u bënë publike, ku denonconte episode të krimit të organizuar, porosi vrasjeje, e madje edhe lidhjet me politikën, SPAK ka ndërmarr vendimin duke kërcënuar mediat dhe gazetarët se nëse publikojnë të dhënat, do të dënohen me 5 vite burg sipas parashikimeve të nenit 195/a i Kodit Penal.

Urdhri është përgatitur dy ditë më parë dhe është firmosur nga Prokurorët Doloreza Musabelliu, Altin Dumani e Behar Dibra.

Por duket se edhe vetë prokurorët që kanë nënshkruar këtë urdhër kanë dekonspiruar hetimet e kanë nxjerrë të dhëna duke rrezikuar burgun, pasi kanë zbuluar zyrtarisht se Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj janë bashkëpunëtorë të drejtësisë, e një e dhënë e tillë është e ndaluar për t’u publikuar. 

Paralajmërimi i fortë i SPAK: Burg kush publikon dëshmitë

Paralajmërimi i fortë i SPAK: Burg kush publikon dëshmitë

 

7 Komente

  1. r
    robert

    Qe nuk duhen deklaruar keto krime eshte e drejte por fajin nuk e kane gazetaret por ata qe i nxjerin apo shesin keto lajme prandaj ndeshkimi mbi ata duhet sepse puna e gazetarit eshte eksplorimi.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fajtori.com

      O SPAK, O SPURDHJAK! Para se të dënosh ata që shpërdajnë lajmin, merr masa për ata që ke në vathën tënde! Si ka mundësi ti kërkosh hesap dikujt tjetër për fajin tënd. Dhe supozohet se jeni ajka e drejtësisë dhe profesionalizmit! Dhe që i kushtoni një djall e gjysëm taksapaguesve. Nuk besoj se e keni të vështirë të gjeni se ku rrodhi informacioni në ato zyrat tuaja. Pa na thoni çmasa morët, sa vjet i burgosët? Apo ata janë tuajt, ata kanë imunitet. Çi qi tëmën, këtej le të vringëllojnë prangat! Sa turp!

      Përgjigjjuni
    2. 1
      1

      Budallallek me te madh nuk kam degjuar.SPAK thote qe dera e qelise te rij hapur dhe i burgosuri mos te dali.Jo zoteri fajin kerkojeni te vetja e jo te gazetaret.Analize e thjeshte :Ne dhome jane prokuroret dhe i pandehuri qe jep deshmine.Pyetje Si doli deshmia?Pergjigje ;Eshiten prokuroret.Kraja gjeje fajtorin brenda institucionit

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roçkodani

        Prokuroret tuaj o SPAK, nxjerrin sekretet se paguhen nga gazetaret dhe nga ata qe futin gazetaret neper dosje per te zhdukur gjurmet, kaq thjesht eshte puna ju i dini por ....?

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bukur

          Po normale nese nxjere sekretin e hetimit ne gazete denohesh jooooo pk e bejme si basha ne parlamente ku thoshte kthehuni se ju kane kuptuar me Toyota

          Përgjigjjuni
          1. V
            Velo partizani

            Burg?!!!!! Fillojeni me Lalen dhe Hoxhen. Hijenat e gazetarise shqiptare qe jetojne me fatkeqsine e te tjereve. Zoti shef . Çdo gje lahet ne ket Bote.

            Përgjigjjuni
            1. Nuk ka faj Lala me Hoxhën , jo !

              Po ç’faj ka Lala me Hoxhën , ata atë punë kanë , ata që shesin hetimin po , që s’u del rroga se marin pak , se po bëjnë NANIN më falni namin desha të thesha!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje