Përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi” në Tiranë, humb jetën i moshuari

12 Mars 2026, 22:15Kronika TEMA
Përfshihet nga flakët pallati te “Ali Demi” në

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në një pallat në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e parë të godinës në rrethana ende të paqarta ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Si pasojë e zjarrit, një i moshuar invalid ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të asfiksisë nga tymi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e zjarrfikëses, të cilat janë angazhuar për neutralizimin e flakëve, ndërsa janë dislokuar edhe ambulanca për çdo rast emergjence.

2 Komente

  1. T
    Tirona

    Ku ishte saktesisht ky pallat?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti

      Diku në Tiranë... ka një dyqan kasapi poshtë., te kthesa e Dymit. I vet.i dyqan që punon me lek të reja në gjithë Shqipërinë...

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje