Piu fotoksinë para godinës së SPAK, ndërron jetë në spital 63-vjeçari nga Lezha

3 Korrik 2024, 09:00Kronika TEMA
Piu fotoksinë para godinës së SPAK, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë Pal Trashaj, 63 vjeçari i cili mesditën e djeshme piu fotoksinë para prokurorisë së SPAK. 

63 vjeçari i cili njihej si historian në qytetin e Lezhës ishte viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë që ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh në Shqipëri.

Burime nga QSUT bënë me dije se ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. 

63 vjeçari prej vitesh kishte denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë.

Pal Trashaj kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë të vjetra (76 mijë lekë të reja). Kredinë e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte.  

Në një reagim SPAK informoi se 63 vjeçari kërkonte takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.

3 Komente

  1. B
    Botsh

    Ja i pari deshmor qe sakrifikoi jeten per liderrin e tij Sali Berisha,te gjith duhet ta ndjekin kete shembull nese i thote vehtes trim dhe qe jep jeten per kamikazin e tyre. Forca koha nuk pret liderri 15 vjet burg

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sherbetori i Diktatures

      Dhe vrasesit me kollare kon tre dite qe po na e cajne trapin me lotet dhe homazhet e tyre ,duke fillu nga drejtuesit e shtetit , gazetaret, analistet , politikanet dhe lloj lloj sorollopes te tjere qe ne kohen e diktatures ne vend qe te lexonin te rejat e shkences rrinin e lexonin librat e Kadarese ku i bonte elozhe sistemit dhe sot eshte ndare nga jeta nje njeri i cili ka kontribute me te cmuara se Kadareja nje pinjoll i diktatures i kamufluar si disident, u la ne meshire te fatit te tij te gjore nga keta qe sot shkojne e i bejne temenara nje arkivoli i stolisur ne ambjente prallore. Ngushellime Familjes te ketij Historiani. Zoti do ta coje ne Parajse ….. Qofte i Xhenetit

      Përgjigjjuni
      1. 6
        60 vjec

        mbarove ?!!...vrap tani tek rruga e lirise..

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje