Mbante armë të ftohta, dorashka e kapuça në makinë, arrestohet italiani në Portin e Sarandës

2 Korrik 2024, 14:48Kronika TEMA
Mbante armë të ftohta, dorashka e kapuça në makinë,

Një shtetas italian është arrestuar në Portin e Sarandës pasi iu gjetën në automjet, disa armë të ftohta që i posedonte në kundërshtim me ligjin.

Shërbimet e SPK Port Sarandë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin italian M. M.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa armë të ftohta, dorashka dhe kapuça në formën e maskës.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin italian M. M., 46 vjeç, banues në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

2 Komente

  1. N
    Niku

    Paska ardhur per pune, jo per pushime ne Sarande.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Guzhunjeri

      Me siguri i janë dashur për "gatim" se nuk ka përballuar dot çmimet e larta të tregut. Ka rënë viktimë e telenovelave turke, dhe i ka shkuar ndërmend të piqte edhe ky ndonjë "kokë dashi" në hell... Hetuesia duhet t'ja marri parasysh shkakun se pse i janë dashur gjithë këto "vegla pune". Lind pyetja se sa përqind përben soji i këtyre "turistave" dhe a e shfrytëzoi rastin ministresha ta numërojë dhe këtë me qitap në dorë. Jo për gjë po nga 12 milionë do i dilnin 13.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje