Çmontimi i organizatës së trafikut të narkotikëve Shqipëri-Francë, zbardhen emrat e 3 të arrestuarve, mes tyre dhe kreu i bandës

2 Korrik 2024, 12:50Kronika TEMA
Çmontimi i organizatës së trafikut të narkotikëve
Zabit Fisniku

Zbardhen emrat e tre shqiptarëve të arrestuar në Shqipëri të dyshuar si pjesëtarë të grupit kriminal që trafikonte drogë në Francë.

Ata janë Redjan Doda, Zabit Fisniku, e Fabian Isaku. Burime nga grupi hetimor bëjmë me dije se koka e grupit dyshohet të jetë Redjan Doda nga Durrësi.

Zabit Fisniku ka qenë i dënuar me 16 vite burg, është arrestuar në shkurt në Rinas. Ka patur një vendim në vitin 2005 nga gjykata e apelit e krimeve te renda, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”, kryer në bashkëpunim”.

Një operacion i përbashkët mes Shqipërisë dhe Francës në luftën kundër ka çuar në arrestimin e  16 personave, 3 prej të cilëve në Shqipëri, dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike  në vlerën mbi 1 milion eurove. 

Nga hetimet e përbashkëta të kryera nga prokuroritë e dy vendeve, është bërë e mundur identifikimi dhe procedimi në Francë dhe në Shqipëri i 19 personave (shtetas shqiptarë dhe të huaj), të cilët ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm kriminal në fushën e narkotikëve, sekuestrimi i sasive të konsiderueshme monetare, lëndëve të ndryshme narkotike (heroinë dhe kokainë, si dhe lëndë përzierje), automjete, pajisje elektronike, etj.

 

Lini një Përgjigje