Në Gjykatën e Posaçme ishte caktuar sot seanca për informacionin dy mujor për dosjen “Partizani”. Të pranishëm ishin avokati i ish kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe avokati Klodian Skenderi i dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Në seancën e kësaj të marte, pritej që Prokuroria e Posaçme t’i komunikojë avokatëve përfundimin ose shtyrjen e hetimeve me 3 muaj të tjerë, pasi sot përfundon afati i hetimeve për privatizimin e ish klubit sportiv Partizani.
Nga ana tjetër, avokët pritet të përsërisin kërkesën e tyre për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, vendosur ndaj të dyve.
Seanca u shty për 11 korrik pasi sipas gjykates Berisha dhe Malltezi nuk rezultojnë të kenë marrë njoftim për seancën.
Na cane trapin. Te gjithe jane futur ne vorbullen e korrupsionit e nuk dalin dot,politike,drejtesi,biznes, pushtetare dhe tallen me popullin.Kur nuk kane bythe te denojne nje Salijan,merret me mend se si zvarriten para kriminelit Berisha.