I riu në Lezhë gjendet me fraktura në kokë, dyshohet se është dhunuar dhe është lënë pa ndjenja në rrugë

2 Korrik 2024, 09:05Kronika TEMA
I riu në Lezhë gjendet me fraktura në kokë, dyshohet se

Një i ri është gjetur i plagosur pranë rrethrrotullimit të Shëngjinit në Lezhë.

22 vjeçari me fraktura në kokë është marrë nga autoambulanca dhe pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti, ndërsa policia ka nisur verifikimet.

Dyshimet janë se i riu nga Shkodra mund të jetë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar dhe është lënë pa ndjenja pranë rrethrrotullimit.

Lini një Përgjigje