Policia spanjolle ka arrestuar këtë të hënë shtetasin Aleksandër Frroku, një 31 vjeçar banues në Laç, i cili rezulton i dënuar për dy vepra penale në Shqipëri.
Gjykata e Apelit në Tiranë, me një vendim të vitit 2018, e ka dënuar 31-vjeçarin me 4 vite burgim për veprat penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim, dhe dejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.
Policia e Shtetit njofton se po vijon punën me homologët spanjollë për ekstradimin e këtij shtetasi me qëllim vuajtjen e dënimit në Shqipëri.
“Falë informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë me homologët spanjollë, është lokalizuar, kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin një i kërkuar, i dënuar me 4 vjet burgim.
Në kuadër të operacionit “Weekend”, në Spanjë u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit Aleksandër Frroku, 31 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Interpol Tirana po vijon procedurat, në bashkëpunim me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri”, njofton policia.
Duan me godit pd , dega laç dhe terthorazi edhe Daktorrin.