I vihet flaka automjetit të efektivit të policisë në Lezhë, shoqërohet një person

1 Korrik 2024, 10:39Kronika TEMA
I vihet flaka automjetit të efektivit të policisë në

Makina e një punonjësi policie pranë patrullës se përgjithshme në Lezhë ka shpërthyer në flakë.

Paraprakisht dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme sipas burimeve në vendin e ngjarjes.

Sipas disa banorëve të pallatit, kanë parë disa persona pranë makinës dhe pak minuta me vonë makina ka shpërthyer në flakë.

Makina ka qenë e parkuar në lagjen Besëlidhja pranë një blloku pallatesh pak metra larg policisë. Sakaq mësohet se në lidhje me ngjarjen është shoqëruar në polici një person.

Lini një Përgjigje