Po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet 25-vjeçari në Pogradec

30 Qershor 2024, 14:05Kronika TEMA
Po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës,

Një 25-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga pasi u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit, 17 emigrantë nga Vendet e Treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.


Ai u arrestua në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me automjetin furgon tip “Opel”, kundrejt fitimit, 17 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe një celular.

Lini një Përgjigje