I shpallur në kërkim kombëtar, në pranga 49-vjeçari në Vlorë

30 Qershor 2024, 11:40Kronika TEMA
I shpallur në kërkim kombëtar, në pranga 49-vjeçari

Një 49 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është arrestuar nga policia e Vlorës, me akuzën për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.


Në bazë të kontrolleve intensive uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen e tij.

"Autori me inicialet R. M., alias R. Z., lindur në Berat dhe banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'', informoi sot policia.

Lini një Përgjigje