Mirditë/ I vendosën lëndë shpërthyese në makinë, plagoset drejtuesi sapo ndezi mjetin!

30 Qershor 2024, 10:01Kronika TEMA
Mirditë/ I vendosën lëndë shpërthyese në

Një shpërthim ka ndodhur në makinën e një shtetasi në orët e para të mëngjesit në Mirditë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së Ledovik Syziu, i cili sapo ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme ka ndodhur një shpërthim.

Për pasojë ai është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën.


Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga veprimet e para dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale.

Lini një Përgjigje