Kush është Astrit Avdylaj që u arrestua sot, “karriera” e tij daton që në ’90

29 Qershor 2024, 14:03Kronika TEMA
Kush është Astrit Avdylaj që u arrestua sot,

Astrit Avdylaj, kreu i bandës së Shijakut, është arrestuar sot nga policia, teksa ndodhetj në shtëpinë e tij në këtë zonë.

Një nga personazhet më të kërkuar të drejtësisë, Avdylaj akuzohet nga SPAK se ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e Valter dhe Durim Bamit. Sipas dosjes së Prokurorisë së Posaçme, Astrit Avdylaj ka angazhuar Arben Mërkurin dhe Aldo Avdylajn për të realizuar vrasjen, për llogari të Arben Ndokës.

Por ndaj tij rëndojnë edhe akuza të tjera, si ajo për trafikim droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike.

Rrugëtimi kriminal i Avdylajve ka nisur që në vitet 90′, ku në 1996-ën është vrarë me armë zjarri Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit.

Astrit Avdyli, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali ka marrë hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. Hakmarrja nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.

Edhe familjarë të tjerë, si Jasmin Avdyli apo Flamur Avdyli janë të lidhur me botën e krimit. Astrit Avdyli u lirua 3 vite para se të mbaronte dënimin pasi u ekzaminua me “depresion dhe tentativa vetëvrasëse”.

Media gjermane “Bild” publikoi biseda të tij dhe me ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ku flitej për sigurimin e votave, por edhe për influencë në përzgjedhjen e kandidateve për deputetë të PS në këtë qark në zgjedhjet e 2017.

I dënuar me 16 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, Avdyli ndërmori një betejë ligjore 10-vjeçare për lirim të parakohshëm nga burgu i Shënkollit-dhe në fund e fitoi.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se Astrit Avdyli u lirua pas 13 vitesh burg, pasi siguroi më parë një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me “depresion endogjen me tentativa vetëvrasëse”. Ai doli nga burgu më 2 mars 2016, pasi Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e tij me argumentin se “qëndrimi në burg i rrezikonte jetën”.

Pak kohë pas lirimit nga burgu, Avdyli u vendos nën hetim për përfshirje në trafikun e drogërave të forta. Për dy vjet e gjysmë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kreu me qindra orë përgjime dhe ndërroi tre grupe prokurorësh, derisa në tetor 2018 ngriti akuza për 44 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm apo falsifikime masive me pronat.

Astrit Avdylaj është liruar nga qelia e paraburgimit dy vite pas arrestimit të bujshëm, në korrik 2021 dhe përfundoi në ‘arrest në shtëpi’.

7 Komente

  1. J
    Juristët -shkalla e fundit e shoqërisë

    Gazetari laviresh. Ti që shkruajte këtë lajm, nuk e gjete si e kishte emrin eksperti mjekoligjor që firmosi raportin mjekësot për depresion e kar në pith, dhe trupa gjykuese që vendosi për lirimin? Shumë vend i përdalë kjo Shqipëria jonë.

    Përgjigjjuni
    1. f
      fredi

      Kush i nxjer nga burgu këta kriminelë.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Politikari onkolog

        Oliigarku

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berati

          Kryekrimineli qe ke per kryeminister. Akoma se ke kuptuar?

          Përgjigjjuni
        2. D
          Dani USA

          I xjere gjykata me arsye absurde sepse u ulet rroga Nje punonjes me pak ulet niveli i jeteses,O Shtet i degjeneruar deri ne palce,te na rroi Demokracia qe na mbolli I Madhi Sali Bersha.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mali

            Nuk late krimimel e budalla pa nxjerre ne gazete...ju qifsha gazetarine ju o gelbaza!

            Përgjigjjuni
            1. I
              Idealisti

              Ja pra nje nga bashkpuntoret e Vangjush dakos, pasi e strydhen dhe e perdoren e kapen perseri, por nderkohe ne Durres cdo gje po e kontrollon Ervis Doci dhe klani i Pojes nga shkozetit me Ergys Agasin, dhe per cudi Edi Rama jo vetem qe si prek, por i ka lene dore te lire te bejn cte duan. Kurre nuk do behet Shqipeia deri sa te drejtohet dhe shfrytezohet nga kriminelet.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje