Partnerë në jetë dhe në krim - Nga Egjipti, në Miami dhe Bali, si Kristian dhe Drilona Boçi shpenzonin paratë e përfituara nga krimi

28 Qershor 2024, 18:38Kronika TEMA
Partnerë në jetë dhe në krim - Nga Egjipti, në Miami

Prokuroria e Tiranës futi në “grackë” biznesmenin e njohur Kristian Boçi, bashkëshorten e tij Drilona Boçi dhe 5 persona të tjerë të lidhur me ta. Ata bashkërisht dyshohet se gjeneronin para, duke përfituar nga të ardhurat e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të prokurorisë së Tiranës Kristian Boçi rezulton i dënuari për drogë në Belgjikë dhe krijoi një shoqëri tregtare ku pastronte para. Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara.

“Nga hetimi i kryer, u siguruan prova se shtetasit E. A. në bashkëpunim me shtetasin K. B., E. B. etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre,” njoftoi Prokuroria.

Po kush janë Kristian dhe Drilona Boçi?

Drilona Boçi është pronare e një nga atelietë më të njohura në Tiranë. Bëhet fjalë për “Altar”. Ajo është martuar me Kristianin në moshën 17-vjeçare dhe bashkë kanë dy fëmijë.

Pak vite më parë, ajo ka treguar se bashkëshortin e saj e ka takuar në moshën 16 vjeçare dhe ishte dashuri me shikim të parë. Për shkak të diferencës së moshës, prindërit e Drilonës nuk kanë qenë dakort me lidhjen, por me kohën gjërat ndryshuan. Martesa nuk e ka penguar atë të marrë pjesë në konkurse bukurie dhe të përfundojë studimet për drejtësi.

Nga ana tjetër, Kristian njihet si një personazh dhe biznesmen i njohur, pasi është edhe shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e tij luksoze. Madje ai është edhe një mbështetës i sportistëve të boksit dhe njihet për shoqërinë e ngushtë me aktorin e humorit Bes Kallaku.

Pas ndarjes së Xhensilës me aktorin, ishte reagimi i Kristian Boçit që bëri xhiron e rrjetit. Ish miku i ngushtë i çiftit bëri një postim në rrjetet sociale ku shkruante se e kishte paralajmëruar për këtë fund. Në Instagramin e tij, Kristian Boçi shkruante:

 “Mosmirënjohja. Më vjen keq vëllai im, po më beso. Ke shpëtuar një herë e mirë nga qoftë largu. Të pata thënë vëlla. Bes Kallaku”.

Nga Egjipti, në Miami dhe Bali, si Kristian dhe Drilona Boçi shpenzonin paratë e përfituara nga krimi

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar rreth 50 milionë euro pasuri. Në listën e pasurive të sekuestruara renditen: 14 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente dhe vila luksoze.

Mirëpo ajo që bie në sy është se mes 7 personave të përfshirë në këtë skenë, qëndron dhe emri i Kristian Boçit dhe bashkëshortes së tij, Drilona Boçi.

Ndër të tjera thuhet në njoftim se Kristian Boçi ka ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe në këtë skemë dyshohet se është përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Drilona Boçi.

Kristian Boçi është një emër shumë i njohur në vend. Pasi cilësohet si biznesmen i madh, por edhe i njohur për jetën luksoze dhe marrëdhëniet me personazhet VIP.

Nëse “hedh” një sy në rrjetet sociale, menjëherë sapo futesh në profilin e Kristianit dhe Drilonës bie në sy jeta luksoze e çifit, mes makinash, e veshjeve të shtrenjta apo dhe udhëtimet në vende të ndryshme me avion privat.

Veç jetës luksoze, Boçi në rrjetet sociale reklamonte edhe bamirësinë që bënte për familje në nevojë, apo për persona që kishin probleme shëndetësore dhe kishin nevojë për ndihmë financiare.

37 Komente

  1. q
    qifja

    tamam katunar

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fierak

      Bamirësi bënte dhe Escobar por ishte armiku publik nr. 1. Kjo hapjr b...sh që bëjnë këta në rrjete, çfarë u mëson të rinjëve? Merruni me droge?

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mehmet Shehu

      Kalbini ne burg kta rropqira se smerr vesh ndryshe ky lloj llumi

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ledion

        Te pakten ska vjedh si qeveria dhe bashkia o popull idiot qe kenaqeni kaq shum aq me teper ka ndihmu dhe shum fukarenj

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sopi

          Gjithashtu te ka qire mamin, Ledion.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatkeqesi

            Uuuu, Ledioooniii! Po ku je mo Ledion? Demek, ti nuk je popull? Mire populli që na qenka idiot, Po ti mo Ledion? Ku hyn ti? Tek kashet apo tek shpendët? Apo i ke të dyja? Demek, zog gomarit, siç thonë shkodrejt.

            Përgjigjjuni
        2. q
          qamili11

          Nqs nuk eshte marre me krime ndaj njerzeve, por me tregeti e biznes , qoft edhe i pandershem, nuk ka asgje te keqe. Nuk i ka bere keq kurkujt, Eshte treguar i afte per te fituar, ka ndihmuar njerzit ne nevoje.

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fer ma vip

            Drogen nuk e pine lopet por njerezit

            Përgjigjjuni
            1. E
              Exho

              Trafik droge , pastrim parash e kush e di ca tjeter ka bo ky katunari parazit ! Kunder kujt jane kto krime o boss ne mos ndaj njerezve ?

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mico jevgu

                O Qomilo,ti shesesh droge femijve nuk te duket krim ndaj njerzve ty? Te besh biznes te pandershem nuk paska ashje te keqe? Pa pyeti njehere ata qe bejne biznes te ndershem sa pellembe nen dhe i fut konkurenca e pa ndershme. Jo Qamil jo kta nuk bejne biznes me para ,kta bejne biznes me gjakun dhe djersen e shumices se ndershme.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sefer Daja

                  Ishalla "të ndihmo" dhe ty tu të drogu fmit e tu të ble shpi i katani!!!

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Anna

                  Po bohemi si Enveri mbas luftes ku me vendodjen e ligjit mbi tatimin e jashtezakonshem ju sekuestroi te gjithe qypat me florinj tregtareve dhe pronareve edhe duke i burkosur e torturuar peer te treguar se ku i kishin groposur.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Berat

                    Idiot, qypat e kriminelëve I barazon me të tjerët. Rracë muti.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Anna

                      Ku e pe ti qe eshte kriminel ? Kerkohet gje nga ndonje prokurori e shteteve te tjera? Ka ndonje urdher aresti nderkombetar? Di gje ti o kaush? Nese jo, perse e paragjykon si kriminel? Ndryshimi midis Enverit dhe ketyre te sotmeve eshte se i pari, pra Enveri e beri sekuestrimin e pasurive per te gjithe pa perjashtim, ndersa keta e bejne me zgjedhje, pavaresisht se te gjitha bizneset i kane shtuar fitimet nepermjet spekullimeve dhe korupsionit.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Per korrektesë

                        Anna me dy n, qeke shoqe e atij apo e asaj, nuk po e marrim vesh. Moj ti gomaricë. Kriminelë nuk janë vetëm ata që vrasin. Edhe ata qe shesin drogë, kriminelë quhen.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Anna

                          As nuk i njoh dhe eshte hera e pare qe i degjoj. Kjo per korektese. Per cfare akuzohen dhe pse nuk i arestojne nese jane kriminele o bukurosh?

                          Përgjigjjuni
                  2. f
                    foshnja

                    Surrat fshatari

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gezuar Hidhnim.

                      Hajde rroc kurve hajde e denje per eskorte tek jevgjit e Dubait, hajde hajdar hajde vazhdo merru me trafik droge ne burg do te kapesh sapunin e hedhur ne dyshemene e dushit do te vijne mend.

                      Përgjigjjuni
                      1. f
                        fredi

                        Po i vjen radha shokut të tij miljonerit Bes Kallaku....

                        Përgjigjjuni
                        1. f
                          frdi

                          Droga,droga,droga,droga....

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tironci

                            Te shikojme si do shkoje sekuestrimi se dhe mund tu kthehen pronat prape pasi te paguajne gjyqtaret e severity.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bobi

                              Po Bes Kallaku, Ermal Mamaqi, Noizy, Stresi etj kur kane radhen???

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                T

                                Po ska ber keq dhe nuk eshte mar me.kriminel ska pse I bini ne qaf.ka rrezikuar jeten e vet bravo.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Argon

                                  Jetën e vet le ta rrezikojë duke ecur në një fije të hollë mes dy majave, jo duke ju shitur drogë fëmijëve të tu.

                                  Përgjigjjuni
                                2. T
                                  Tironci

                                  Ne qoft se ka Ndihmuar familje te varfra edhe njerezit e semure qe nuk perballojne cmimet e ilaceve nga pensjonet qe marin nga shteti, Atehere Duhet ti japin medalje ! Dhe jo ti sekuestrohet pasuria,!!! Personi ne fjale Nuk Ka bere asnje krim ne Shqiperi !!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sefer Daja

                                    Po ore po! Ka" ndihmu" brezin e ri me drog! Ka "ndihmu" shqiptarët me mos e çu ndër mend me ble nji apartament( se vet nuk i numro dot sa ka) Ka "ndihmu" bizneset e ndershme me konkurenc super të ndershme! Po ti me kto mend që paske, ishalla të jep ndonjë medalje droge ky tipi, e t'ja shofësh hajrin!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Vaj medet

                                      Tironci i trashe, cope mishi do ngelet gjithe jetes. Deri ne vdekje. Sigurisht qe ka bere krim o derdimen! Mbarevajtja e jetes ne shoqeri, ne cdo vend te botes, eshte e rregulluar nga ligjet. Shkelja e ligjit quhet krim dhe per cdo krim ka ndeshkim. Nuk ka nevoje te vrasesh njerez me kobure ne dore, qe te quhet se ke bere krim. Shkelja e ligjit eshte krim kunder shoqerise ne teresi dhe krim kunder banoreve te shtetit, qofte edhe ne menyre jo te drejteperdrejte. Eshte tipike e cdo krimineli ne bote, qe pasi grumbullon para sa nuk ka ku ti hedhi, fillon dhe ben "bamiresi". Skeme e njohur, per te pastruar figuren dhe fituar mbeshtetjen e popullit analfabet. Gjithashtu edhe skeme shume e suksesshme, pasi plot analfabete ne mendje dhe xhep, e hajne shume kollaj kete "llokum" dhe fillojne dhe e quajne "BAMIRES" kete kriminel. Fatkeqesisht, ky vendi yne i dashur dominohet nga shtresat e fukarenjve te xhepit, mendjes dhe shkollimit, si puna jote o tironc. Per kete arsye, keta katunaret e krimit, e kane kaq kollaj te kene kaq shume adhurues.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. b
                                        beni

                                        exact

                                        Përgjigjjuni
                                      2. L
                                        Lani

                                        Mos harro të mendosh se ata njerëz mund të jenë sëmurur prej “biznesit” të drogës tij.

                                        Përgjigjjuni
                                      3. J
                                        Jari

                                        Shoku Likes ky

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Graciani

                                          Mënyra si e përshkruani dhe e fajësoni, tregon cmirë se si vishet, han apo bredh. Ka njeri të ankohet se ky i ka mashtruar apo vjedhur. Jeni bërë si në kohën e dullës, ku donte të dinte sa lugë kishin njerëzit nëpër shtëpia. Syt ju kan plasur o prokurori, çapni në lalëz dhe shikoni shtet brënda shtetit, shikoni kush janë ata që kanë vila 700 mijë euro, çar pune bëjnë dhe kush janë, skeni bythë. Ky është niveli punës tuaj, me dy standarde, politikani që vjedh taksat e tona, nuk cënohet, një tjeter pse ka pasuri ku pa ditur pse e ka, ju e bëni lajm se keni kapur qiellin.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Doktori

                                            Fushate e eger denigrimi,per 2.4 Milion shqiptar,perjashto pleqte dhe femijet me pamper!!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              DikuQeTaFiku

                                              O tema po keni shkruar tere kete artikull per Kristianin.Po per ortakun e Kristianit?? Elman Abulen shokun e Erion Veliajt pse nuk shkruani fare??

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tironci

                                                Ky qenka djal i shkathet brravo , thash se punonte ne ndonje ministri apo bashki dhe abuzonte me parat e qytetarve , por ne kte menyr brravo i qoft , tani nese ka probleme me ligjin ate ai e di vet se e ka mar parasysh , por ska njeri arsye ta shaj kot , kur i ka hyr kti sporti e ka mar parasysh qarin dhe qederin , por njeriu si ka ren ne qaf , ju o njerez ju kan vjedhur ashiqare fare politikanet te ter , ti shikosh jan me vila e prona pa fund dhe i ndiqni nga pas si legena , kti qe ska patur asgje me ju e shani te ter , njerez skandaloz te çudiçem .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Po ai kunder spiuneve

                                                  Ju QR komunistat e mutit i boni gjygjin PA u denu, kjo osht akuza do pa sa verteta ka se gjygji do prova jo hipoteza RQ e mutit klysh kurvash

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Taulant

                                                    Nje shkrim kot per se koti. Qenka i denuar ne Belgjike per trafik narkotikesh. Po mire nuk eshte as i pari e as i fundit. Ka kryer denimin dhe eshte njeri i lire. Sigurisht nuk ka te drejte te garoje ne politike. Por kaq. Paska shume biznese thone. Po shume mire! A i paguan taksat? A ka punesuar njerez? Ka bere evazion fiskal gjate ushtrimit te aktiviteteve? Po te jete fjala per pastrim parash , atehere duhen sekuestruar te gjitha pasurite dhe asetet e te gjithave bizneseve ne Shqiperi. Po, po e te gjithave. Nese punon me perzgjedhje, pra dike e heton per pastrim parash dhe te tjere jo, do te thote diskriminim dhe eshte antikushtetuese. Me tregoni qofte edhe nje biznes te vetem qe nuk ka kryer aktin e pastrimit te parave. Pra, gjate aktivitetit ka perfituar para jo te ligjeshme (evazion fiskal, kontrabande mallrash, shitje pa fature, deklarime tek doganat nen vleren reale te mallit, etj. etj) dhe pastaj keto para i ka investuar ne blerje pasurish apo ne kapital qarkullues. Edhe shifra prej 50 milion euro pasuri e sekuestruar eshte nje bllof idiotesk e shkruar nga njerez te pa ditur dmth injorante.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Arzt

                                                      Ja qe nuk i ben ti ligjet dhe s'i gjykon ti njerezit. Se per ty te gjithe kriminelet qenkan njerez te ndershem. Jo ore, jo! Pasuria e vene me krim sekuestrohet, qe mos te te shkoje as ty mendja te besh para me krim!

                                                      Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje