Kishte hapur portal për shantazh e gjobvënie, vetëdorëzohet në polici ish-zyrtari i AMP

28 Qershor 2024, 09:55Kronika TEMA
Kishte hapur portal për shantazh e gjobvënie, vetëdorëzohet

Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, i akuzuar për gjobëvënie ndaj zyrtarëve të lartë të policisë dhe biznesmenëve të ndryshëm.

Selimi u paraqit mëngjesin e kësaj të premtes i shoqëruar nga avokati i tij ku pritet të merret në pyetje nga Krimi Kibernetik në lidhje me akuzat ndaj tij.


Më herët policia goditi portalin shqipnews.info, portal që menaxhohej nga Kushtrim Selimi, vartësja e tij Regina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga. Në këtë portal shkruheshin artikuj denigrues dhe shifje për zyrtarë të lartë të policisë.

Pas arrestimit, Omeri dhe Hasanaga dëshmuan se Selimi kishte inate dhe mllefe me personat që shkruante për ta në portal. Hetuesit e Krimit Kibernetik kanë dyshime se lajmet i bënte për të vendosur gjoba ose për të përfituar poste drejtuese përmes shantazheve.

 

1 Komente

  1. G
    Gjin Gjoni

    Gjobevenes si baba gjyqtar

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje