Skandali te Onkologjiku, farmacisti: Nuk e njoh mjekun Edmond Gashi, për ilaçet kemi burime të ndryshme

27 Qershor 2024, 14:36Kronika TEMA
Skandali te Onkologjiku, farmacisti: Nuk e njoh mjekun Edmond Gashi, për

Farmacisti Florian Marku u njoh sot me masën 'arrest shtëpie' në Gjykatën e Tiranës pas skandalit të Onkologjikut.

Në dosje thuhet se mjekët e Onkologjikut i shisnin ilaçet për trajtimin e të sëmurëve me tomor në farmaci të ndryshme në Tiranë.

Por, farmacisti Marku mohoi të këtë lidhje, duke thënë se nuk e njeh fare mjekun Edmond Gashi.

Florian Marku: Nuk kam asnjë lloj komenti.

A keni pasur bashkëpunim me Edmond Gashin dhe cila ka qenë lidhja?

Florian Marku: S’kam asnjë lloj lidhje, nuk njoh asnjë nga personat.

Ku i merrnit ilaçet? Sipas prokurorisë ju kishit rol.

Florian Marku: Burimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Roli i farmacistit është humanist, që të ndihmojë çdo pacient në kryerjen e detyrës së vet.

A keni bashkëpunuar me Gashin?

Florian Marku: Nuk e njoh si doktor.

3 Komente

  1. H
    Hajde rradhen kush e ka

    Si mund te jete i lire nje kriminel-hajdut pjese e grupit te strukturuar kriminel?

    Përgjigjjuni
    1. A
      Al

      Nuk e njeh si doktor por e njeh si bashkpuntor dhe abuzus!

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhevati

        Po, mo K..., po, nuk e njeh sot, por e njihje dje...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje